e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Interi jep gjithçka për Antonio Kandrevën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Interi jep gjithçka për Antonio Kandrevën

Antonio Kandreva është i përzgjedhuri i Interit.ANTONIO KANDREVA Mesfushori i krahut i Lacios shikohet me përparësi prej drejtuesve të Interit, të cilët do të bëjnë gjithçka për të përmbushur objektivin që i kanë vendosur vetes.

Tentativa e dytë

Siç dihet, gjatë dimrit drejtuesit zikaltër tentuan që të afronin Kandrevën, edhe pse e dinin fare mirë se kishin të bënin me Klaudio Lotiton, njërin prej presidentëve që nuk "përkulet" lehtësisht në merkato. Në janar numri një i Lacios i kërkoi homologut të Interit plot 28 milionë euro për kartonin e Kandrevës, i cili kërkohet edhe Milani.

Zikaltrit duket se nuk janë trembur nga konkurrenca dhe pas pak muajsh do të presin hapjen e merkatos për të tentuar përsëri "goditjen" e madhe. Kësaj here Interi do të ofrojë 20-22 milionë euro, pasi ka pëlqimin e lojtarit.

Këstet

Për të mundësuar një transferim të tillë, Auzilio ka menduar për një strategji konkrete. Drejtori sportiv mendon që ta paguajë Lacion me dy këste. Një tjetër mënyrë pagese do të ishte edhe ajo e huazimit që do të kthehej në blerje të detyrueshme vetëm nëse Kandreva do të arrinte disa objektiva të caktuara me Interin.

Një klauzolë e tillë përdoret shpesh prej drejtuesve zikaltër, të cilët vendosin objektiva lehtësishttë arritshëm sa për të vonuar shlyerjen e parave. Strategjitë e Auzilios - Por, për të arritur te Kandreva, Interit do t'i duhet që të bëjë një tjetër sakrificë.

Nëse do të tentohet sulmuesi i Lacios, atëherë zikaltrit nuk do të blejnë Ljajiçin. Përveçserbit, do të sakrifikohet edhe Jovetiç. Për këtë të fundit do të ndiqet e njëjta strategji që u ndoq me Shaqirin, pra do të blihet nga Siti për t'u shitur menjëherë diku tjetër. Prej shitjes së malazezit, zikaltrit shpresojnë që të fitojnë të paktën 14.5 milionë euro.