e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Interi e nis me fitore, Napoli dhe Roma nuk zhgenjejne

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Interi e nis me fitore, Napoli dhe Roma nuk zhgenjejne

Interi e ka nisur me fitore kampionatin e Serie A për këtë sezon. Zikaltërit mposhtën në “San Siro” skuadrën e Genoa-s me rezultatin e pastër 2-0.  Golat e Nagatomos dhe Palacios, të shënuar në pjesën e dytë, mjaftuan për Interin që të grumbullonte trepikëshin në këtë sfidë të parë.  Po ashtu, Roma fitoi në transfertë me të njëjtin rezultat ndaj Livornos, ndërsa Napoli fitoi bindshëm 3-0 në shtëpi ndaj Bologna-s.  Fitore arriti edhe skuadra e Lazio-s, e cila mposhti Udinese-n me rezultatin 2-1. Fitore arritën edhe Torino, 2-0 ndaj debutuesve te Sassuolo-s, si edhe Cagliari, 2-1 ndaj Atalanta-s. Ndeshja mes Parma-s dhe Chevo-s, përfundoi pa gola.