Fabregas: Barcelona nuk varet nga Mesi dhe Neimar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori spanjoll, Cesk Fabrekas, ka thënë se Barcelona nuk varet nga prania e Mesit apo Neimar në fushën e lojës. Kjo u pa në ndeshjen e djeshme kundër Malagës, të cilën Barcelona e fitoi 1-0. Mesi nuk ishte present në këtë ndeshje për shkak dëmtimi, ndërkohë që Neimar u fut në fushë vetëm në minutën e ’63.
“Ky ekip nuk varet nga Mesi dhe Neimar. Ne të gjithë jemi të rëndësishëm. Ne të gjithë kemi përgjegjësi në skuadër.
Ne vërtet kishim vështirësi në minutat e fundit të ndeshjes, por ne duhet të jemi në gjendje të kalojmë nëpër situata të vështira, Ne e filluam sezonin e ri me shumë gjëra të reja, ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Bëmë një pjesë të parë të mirë, por është e vërtetë që në pjesën e dytë e humbëm ca intensitetin”, ka thënë Fabregas.