e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Interi duhet te kishte me shume si Kovacic

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Interi duhet te kishte me shume si Kovacic

Mesfushori kroat ka marrë përgëzimet më të mëdha nga “Gazzetta dello Sport” në ditën pas ndeshjes me Lacion, duke e ngritur numrin 10 zikaltër në qiellin e shtatë. “Kovaçiç nuk i frikësohet asgjëje, ka guximin e një 20-vjecari dhe kjo shihet shumë qartë në goditjen fluturimthi në golin që hapi ndeshjen me Lacion, një e djathtë aq sa e fortë edhe e saktë, një moment që tregon aftësitë e tij.” Në këtë mënyrë “Gazzetta dello Sport” ka përgëzuar të riun kroat, i cili edhe një tjetër herë ka rezultuar vendimtar. “Problemi i Interit është që nuk ka edhe të tjerë si Kovaçiç. Mesfushorët e tjerë nuk janë në lartësinë e ideve të djaloshit dhe dy sulmuesit nuk tregojnë në fushë se mund ta kuptojnë frekuencën e pasimeve të Kovaçiç. Me raste mesfushori 20-vjeçar duket si i vetëm në mes të shkretëtirës dhe kjo është për të ardhur keq, sepse në ndryshim nga Interi i Maxarrit, Mançini i ka kërkuar skuadrës që të luajë më në sulm, të jetë më agresive dhe të mbajë më shumë kontrollin e topit. Është logjike që në sjellje e tillë në fushë duhet të shoqërohet me aftësi teknike të mëdha kur është topi në kontroll dhe jo vetëm në kundërsulme. Nevojiten këmbë të mira dhe një tru i rrallë. Zikaltrit fituan sfidën për kontrollin e topit (64.6% me 35.4%), kanë luajtur me përpara se Lacio, kanë kryer më shumë pasime, kanë qenë më të saktë në këto pasime, por nuk e kanë njeriun që të bëjë prekjen e fundit të topit për ta dërguar në rrjetë. Ose më mirë mund të thuhet se Interi e ka këtë njeri, është Kovaçiç, por nga ai nuk mund të kërkohet që ta ndërtojë aksionin, ta rindërtojë dhe më pas ta përfundojë vet.”


Duelet e fituara- Jo vetëm goli i denjë për filmat kinematografik që ka hapur ndeshjen, por Mateo Kovaçiç kundër Lacios ka qenë virtuoz në çdo aspekt. Në aspektit cilësor, por edhe sasior, si në rastin e dueleve të fituara me kundërshtarët që në këtë rast ka qenë plot 11. Një luan në fushë, lider absolut i këtij Interi.


Rastet e krijuara- Kur ka topin në këmbë, herët a vonë do të ndodhë diçka. Ky duket se është mendimi që i shkon shumë shpesh në mendje Kovaçiçit dhe duket se deri tani gjen mbështetje edhe tek numrat. Mesfushori ka krijuar 34 raste për të shënuar në vetëm 16 ndeshjet e para të këtij sezoni. Më mirë se djaloshi kanë bërë vetëm dy lojtarë të tjerë në Serinë A, Valdifiori i Empolit dhe Omar El Kaduri i Torinos.


Shkëndijat- Shaka mes Mateo Kovaçiç dhe Mauro Ikardit. Kjo të paktën me sa raportohet nga mediat italiane. Në fund të pjesës së parë dy lojtarët janë parë duke u kapur me fjalë me njëri-tjetrin, por duket se gjithçka ka mbetur në kuadrin e ndeshjes dhe sidomos duke ditur moshën relativisht shumë të re.”