e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Incidenti ne stadiumin e Elbasanit, procedohen 6 tifoze

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Incidenti ne stadiumin e Elbasanit, procedohen 6 tifoze

Vetëm pak orë pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena”, gjashtë tifozë janë proceduar penalisht. Incidenti gjatë ndeshjes  Elbasani – Tirana, nisi nga tifozët e kryeqytetit, të cilët pas konfliktit me përkrahësit e skuadrës kundërshtare, shkulën edhe disa prej stolave të stadiumit.

Përmes një njoftimi mëngjesin e sotëm, policia bën me dije se janë proceduar këta shtetas: Naim dhe Agron Xhepa, Mustafa Skilja, Përparim Shermadhi, Adnand Miraku, Klevis Buzo.

Sipas uniformave blu, gjashtë shtetasit do të hetohen për dëmtimin e disa stolave në stadiumin, i cili është ndërtuar vetëm pak muaj më parë.

Situata u qetësua me ndërhyrjen e futbollistëve të dy ekipeve, që kërkuan uljen e nervozizmit, por edhe me ndërhyrjen e policisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Policia e Elbasanit sekuestroi pamjet filmike për të identifikuar tifozët e dhunshëm dhe më pas për t'i arrestuar ata.

Incidenti solli ndërprerjen e ndeshjes në minutën e 62' për rreth 7 minuta, ndërkohë që rezultati ishte 2-2.