Ilir Azemi, tjeter shqiptar qe refuzon kombetaren
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ilir Azemi mesfushori kosovar qe luan me Gruerth e Furthin ne Bundesligen 1 i thote jo kombetares shqiptare. Prej javesh drejtoria e ekipeve kombetare ne federate eshte munduar te kontraktoje me lojtarin per te plotesuar dokumentacionin qe ai te marre ai shtetesine shqiptare dhe per te luajtur me ekipin kombetar dhe ate Shpresa. Por mirepritjes se momentit te lojtarit, tashme i ka ardhur heshtja totale. Lojtari nuk behet i gjalle per te qene pjese e kombetares, packa se trajneri Xhani De Biazi dhe ai i ekipit Shpresa, Skender Gega e duan ne skuader. Madje, sipas burime zyrtare ne federaten e futbollit ai ka refuzuar edhe nje grumbullim me ekipin U-21 qe ka nisur pikerisht dje ne Durres. Arsyet e refuzimit dhe mohimit te skuadres kuqezi jane te paqarte. Gjithsesi, jo zyrtarisht nga ana e drejtuesve ne institucionin e futbollit konfirmohet teza se ai ka deshire, ose me mire mendon se mund te luaje me perfaqesuesen e Gjermanise. Nje model ky i famshem per ata qe pretendojne te luajne me Shqiperine dhe me pas joshen nga ide menaxheresh qe u premtojne fanella te renda si Italia apo Gjermania.
Redi Jupi: Ndoshta nuk dëshiron të jetë kuqezi
Drejtori i departamentit te ekipeve kombetare Redi Jupi ka sqaruar situaten. Ai ka konfirmuar se lojtari ne fillim ka qene i gatshem per te luajtur me ekipin tone kombetar, por me pas nuk eshte bere i gjalle. Edhe pas insistimit tone ai nuk na ka kontaktuar. E kemi grumbulluar ne ekipin Shpresa por serish asgje. Ndoshta nuk deshiron te luaje me Shqiperine. Zakonisht keta djem joshen nga ideja se do te luajne me ekipe te medhenj, por qe me pas pendohen sepse e kuptojne qe eshte pothuajse e pamundur”,- sqaron ish-lojtari i kombetares shqiptare tani drejtuesi i ekipeve kombetare Redi Jupi. Gjithsesi, ky i fundit pranon se dera per Azemin eshte e hapur sepse ne federate e konsiderojne nje lojtar te vlefshem dhe me te ardhme.
E kaluara e njëjtë me Ramën, Behramin, Gjasulën e Ninin
Per cudi shume lojtare kosovare por edhe ata shqiptare kane histori. Joshen nga skuadrat e medha dhe me pas perfundojne me ekipe te vogla, sepse me kombetare si Gjermania, Italia e ndonje tjeter eshte veshtire qe te luajne. I pari qe nisi serine e refuzimeve ka qene Milaim Rama. Sulmuesi i Thunit ne 2003-in, ishte gati te luante me Shqiperine, por me pas zgjodhi Zvicren me te cilen nuk eshte se luajti me shume se 10 ndeshje. Valon Behrami u perbetua per flamurin kuqezi dhe ne fund mbylli telefonin dhe s’u be i gjalle derisa luajti me Zvicren. Shaqiri-Xhaka me shoke qe luajne me zviceranet, zgjodhen kete rruge por fati u buzeqeshi me shume sepse jane ne kombetare, pasi ajo skuader ka nevoje per ta. Histori te njejta me Jurgen Gjasulen qe ishte gati per te qene pjese e kombetares gjermane apo Sotir Ninin qe u josh nga kombetarja greke, packa se fare mire mund te zgjidhte Shqiperine. Me emra mund te vazhdojme gjate, por historia eshte e njejte. Sa behen te njohur dhe kerkohen nga Shqiperia pretendojne per me larg duke kaluar mbi prejardhjen e tyre.
Çani e Mavraj të penduarit
Mergim Mavraj dhe Edgar Cani tani jane pjese e ekipit kombetar por me pare kane qene ne te njejten situate si Ilir Azemi. Mergim Mavraj dy here refuzoi Shqiperine dhe me pas kerkoi falje publike qe te ishte ne kombetare. Shkaku? Shpresonte te grumbullohej me ekipin e Gjermanise, ftese qe nuk mberriti asnjehere ne duart e tij. Edhe Edgar Cani vite me pare nuk pranonte te luante me ekipin Shpresa sepse menaxheri i tij i pat premtuar Italine. Me pas shtatlarti i sulmit kuptoi se nga Shqiperia do te vinte ftesa e vetme per te luajtur me nje ekip kombetar dhe pranoi te ishte pjese e tij.