e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Champions League, hidhet sot shorti i fazes se grupeve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Champions League, hidhet sot shorti i fazes se grupeve
Pas përfundimit të ndeshjeve play- off të Champions League, pritet me emocion shorteu i fazës së grupeve. 32 skuadra janë ndarë në 4 vazo, dhe gjithcka do të mësohet sot në mbrëmje në orën 18:00 në Monako. Të vetmet shtete që përfaqësohen me nga katër ekipe janë Anglia dhe Spanja, ndërsa në total përfaqësohen 17 shtete. Pas hedhjes së shortit do të krijohen 8 grupe me nga 4 skuadra. Pas përfundimit të ndeshjeve mes tyre, do të kualifikohen në fazën e 1/6- ës dy vendet e para.

Ja skuadrat të ndara sipas vazove:

Vazo 1: Arsenal, Barcelona, Bayern Munchen, Chelsea, Manchester United, Milan, Real Madrid dhe Porto.

Vazo 2: Valencia, Benfica, Shakhtar Donetsk, Zenit, Schalke, Manchester City, Dynamo Kyiev, Braga.

Vazo 3: Olympiacos, Ajax, Anderlecht, Juventus, Spartak Moskva, PSG, Lille, Galatasaray.

Vazo 4: Celtic, Dortmund, Bate Borisov, Dinamo Zagreb, CFR Cluj, Malaga, Montpellier, Nordsjaelland.