Igli Tare, sherr me Miroslav Klosen. Tifozet jane me gjermanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Parandeshjes së djeshme mes Lacios dhe Milanit, sipas mediave italiane, ka pasur një përplasje të ashpër mes Igli Tares, drejtor sportiv i Lacios dhe sulmuesit gjerman të kryeqytetasve, Miroslav Klose. Mësohet se Tare kishte zbritur në dhomat e zhveshjes së ekipit dhe kishëe kërkuar nga ana e Kloses që të zbriste në fushën e lojës, edhe pse ky i fundit kishte një dëmtim. Tare ka këmbëngulur që Klose të shtrëngojë dhëmbët dhe të zbresë në fushë, ndërkohë që gjermani ka kundërshtuar.
Përveç kësaj, Tare është tërbuar edhe nga deklaratat e Kloses në lidhje me merkaton e janarit, që sipas gjermanit është shumë e varfër dhe mund të ndikojë negativisht në ecurinë e ekipit në kampionat. Me Klosen duket se janë edhe trajneri Reja dhe tifozët, që kanë kundërshtuar ashpër drejtuesit e Lacios për merkaton e bërë. Por, në përfundim të ndeshjes, Tare i ka hedhur poshtë zërat për një përplasje mes tij dhe Kloses, duke thënë se këto janë fantazi të mediave.