e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Idrizi tregon problemin e Flamurtarit: Ja ku çalojmë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Idrizi tregon problemin e Flamurtarit: Ja ku çalojmë

Sinan Idrizi e shikon Flamurtarin të rënd uar psikologjikisht. Në një prononcim për "Panorama Sport", administratori Idrizi e cilëson si një humbje të merituar përballë Kukësit, ndërsa pohon se kuqezinjtë po tregojnë se po rriten.Sinan Idrizi"Humbja përballë Kukësit ishte plotësisht e merituar. Më duket se lojtarët nuk janë të përgatitur psikologjikisht. Kemi një ngërç psikologjik dhe kjo duhet që të tejkalohet. Nuk na falet neve kjo, lojtarët duhet të jenë të qetë.

Nuk e di çfarë u mungon që nuk kanë qetësi. Gjithsesi, kjo situatë duhet që të kalojë. Lojtarët duhet që të jenë me këmbë në tokë dhe jo të bëjnë hapa pas. Gjithsesi, unë them se ekipi është duke u rritur dhe këtë po e tregon nga ndeshja në ndeshje.

Nëse nuk do të kishte mbetur me 9 lojtarë, unë them se do të kishim një rezultat tjetër. Ne kishim dy raste dhe mund të shënonim, por s'patëm fuqinë e duhur. Duhet që të zgjidhet sa më shpejt problemi psikologjik dhe lojtarët të impenjohen më shumë", u shpreh fillimisht Idrizi.

Për Lushtakun Administratori nuk është i mendimit që Kushtrim Lushtaku duhet kryqëzuar për shkak të kartonit të kuq. Idrizi kërkon nga kosovari që të jetë më i përgjegjshëm dhe të mbajë përgjegjësi. "Lushtaku nuk duhet që të kryqëzohet.

Të gjithë e kemi parë që ka zhvilluar ndeshje të bukura dhe ka shënuar. Ai është një nga pikat kyçe të Flamurtarit. Ishte në gjaknxehtësi e sipër dhe nuk donte që ta bënte atë veprim që bëri. Lushtakun e falënderoj për atë që po bën për Flamurtarin.

I ka dhënë kësaj fanelle, por duhet të jetë më i përgjegjshëm dhe të mbajë më shumë përgjegjësi, pasi është një lojtar profesionist. Nuk duhet që ta kryqëzojmë. Ai është djalë i mirë dhe do ta kuptojë këtë mesazh. Të sillet si profesionist", tha Idrizi.

Arbitrat Ndryshe nga futbollistët e Flamurtarit, administratori Sinan Idrizi nuk mendon se fajin e kanë arbitrat. Ai tha se problemi duhet parë te vetja. "Nuk duhet që ta shikojmë problemin te gjykimi dhe të fajësojmë arbitrat. Për ndeshjen me Kukësin ne i meritonim të dy kartonët. Dëgjoj shpesh që fajësojnë arbitrat. Jo, nuk duhet ta shikojmë problemin te gjykimi, por te vetja jonë", përfundon Idrizi