Ibrahimovic: Ronaldo nuk eshte futbollisti me i mire ne bote
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Suedezi Zllatan Ibrahimoviç është shprehur se Kristiano ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në botë. Deklarata e tij u bë në prag të ndeshjes miqësore mes Realit dhe PSG. Ibra u pyet nga gazetarët në lidhje me zërat për një kalim të mundshëm të Ronaldos tek PSG, duke dhënë mendin e tij për portugezin.
“Kristiano Ronaldo është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Është shumë normale që ai të lidhet me PSG-në shumë shpesh, sepse projekti i këtij klubi është që të bëhet më i miri në Evropë dhe mundohet të mbledh të gjithë lojtarët e mirë”, ka thënë Ibra gjatë një konference.
Mirëpo kur përkthyesi i pranishëm i mori fjalët e tij gabimisht, sikur suedezi tha se Ronaldo është më i miri në botë, Ibra ndërhyri dhe tha: “Jo, ai është një ndër më të mirët, jo më i miri”.