Etrit Berisha i thote 'Po' Lacios?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duket se numri i shqiptarëve tek Lacio është shtuar. Këtë herë bëhet fjalë për portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. Siç shkruajnë mediet italiane portieri i Kalmarit i ka thënë po drejtorit sportiv Igli Tare dhe shumë shpejt do të bëhet zyrtare.
Megjithatë për portierin është interesuar edhe ekipi Fiorentinës dhe këtë e ka treguar trajneri i kombëtares kuqezi Xhani de Biazi. Në ditët e ardhshme do të mësohet gjithçka për vendimin përfundimtar.