e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

I dhuron bluzën Ramosit, Toti: Reali, pengu im

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
I dhuron bluzën Ramosit, Toti: Reali, pengu im

Janë të paktë lojtarët kundërshtarë për të cilët "Santiago Bernabeu" çohet në këmbë për t'i duartrokitur dhe pas italianëve Alesandro Del Piero e Andrea Pirlo, të martën ishte radha e Françesko Totit për ta përjetuar atë emocion.toti ramosKapiteni i Romës ka falënderuar dhe pasi ka luajtur 20 minutat e fundit të takimit, ka bërë një vizitë në dhomat e zhveshjes së Realit të Madridit, ku i ka dhuruar mbrojtësit Serxho Ramos fanellën e tij të autografuar, me spanjollin që ia ka kthyer dhuratën duke postuar: "Faleminderit kapiten".

Por ndërkohë, shumë bujë bëri edhe deklarata e Totit, i cili ka pranuar: "Reali më ka kërkuar për shumë vite me radhë dhe ende sot më duhet të jetoj me faktin se një mostransferim i imi në 'Bernabeu' është një nga pengjet e karrierës".