e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hyseni, xholi i Teutës: Jemi gati për vlonjatët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hyseni, xholi i Teutës: Jemi gati për vlonjatët

Teuta ka vazhduar përgatitjet normalisht, pavarësisht ndërprerjes së kampionatit. klaudjo hyseniTë shtunën skuadra luajti një takim miqësor ndaj Besës, që e fitoi pas një goli të shënuar nga mesfushori Hyseni. Ky i fundit gjatë seancave stërvitore është provuar nga trajneri si mbrojtës, edhe pse pozicionin natyral e ka si mesfushor qendre.

"Jam i lumtur që në miqësoren ndaj Besës skuadra arriti të fitonte dhe, për më tepër, që golin e realizova unë. Por, gjithashtu më ka kënaqur fakti që në këtë ndeshje jam aktivizuar si mesfushor, i cili është edhe pozicioni im i preferuar dhe mendoj se jap më të mirën time. Një gjë të tillë e kam bërë edhe kur kam qenë pjesë e repartit të sulmit, si dhe të mbrojtjes", tha Klaudjo Hyseni, i cili është shprehur se do vazhdojë të stërvitet fort.

"Unë përpiqem të bëj maksimumin si në seancat stërvitore ashtu edhe kur aktivizohem. Impenjimi në stërvitje duhet të na shërbejë edhe në ndeshjet zyrtare, ku duhet të bëjmë lojë të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv, duke nisur që nga takimi i javës së ardhshme ndaj Flamurtarit", mbylli Hyseni.

Trajneri Magani kalënë dje pushim skuadrën, ndërsa sot do të nisin përgatitjet për takimin me vlonjatët, që parashikohet të jetë shumë delikat. Megjithatë, durrsakët do kërkojnë të marrin maksimumin që të qëndrojnë në garë për vendin e tretë në klasifikim.

Përgatiti: Jeton Rexhmati