e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hollanda shkaterron Spanjen, 5-1

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hollanda shkaterron Spanjen, 5-1

Hollanda ka shkatërruar kampionët në fuqi Spanjën, me rezultatin e thellë 5-1.

Spanjollët kaluan të parët në avantazh me anë të një penalltie që u shndërrua në gol nga Xabi Alonso.

Gjithçka erdhi në barazpeshë me supergol të shënuar nga Van Persi vetëm 1 minutë para mbylljes së pjesës së parë.

Seria e golave vijoi më tej me Roben që shënoi në minutën e 53 dhe 80. Van Persi do të rikthej tek goli edhe njëherë në minutën e 72-të.

Një gol u shënua edhe nga mbrojtësi, Stefan de Vrij. Holanda tregon kështu se është një nga pretendentet kryesore për fitimin e Kupës së Botës.