e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Historia e rrallë/ Kush është ish-fatorinoja që argëton Sopotin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Historia e rrallë/ Kush është ish-fatorinoja që argëton Sopotin

Te Sopoti këto dy se zonet e fundit u bë një punë e madhe dhe objektivat ishin seriozë për ngjitjen e skuadrës në Superiore.

Untitled-6Por, mungesa e një fushe me standarde në Librazhd e detyroi ekipin të stërvitej në kryeqytet. Përgatitjet janë zhvilluar herë në Pezë dhe herë në ish-kompleksin Dinamo, ndërsa ndeshjet janë luajtur aty ku është gjetur një fushë.

Nevoja për ndihmë që trajnerët dhe lojtarët kishin gjatë procesit stërvitor e detyruan drejtorin teknik të asaj periudhe, Nesti Binishi, që të punësonte një njeri i cili do të kujdesej për bazën materiale. Mosgjetja e një profesionisti në këtë drejtim, bëri që Binishi të ndihmonte dhe të punësonte një të papunë.

Dritan Mesiti kishte punuar më parë si fatorino dhe ndodhej në vështirësi ekonomike. Që nga ajo kohë ai është bërë pjesë e pandashme e skuadrës, duke bërë gjithçka që skuadra ka nevojë.

Historia

Edhe pse nisi punë si ndihmës në përgatitjen e bazës materiale gjatë stërvitjes së lojtarëve, me kalimin e kohës Zhaku (kështu e thërrasin të gjithë) filloi të bënte gjithçka, duke nisur nga roli i fizioterapistit, mjekut, trajnerit, futbollistit e deri te punët e rëndomta, duke ndjekur topat që binin në lumë.

Zhaku udhëtonte me ekipin dhe stafin në çdo ndeshje. Ndihmonte lojtarët kur ata kishin probleme fizike duke bërë fizioterapistin, por ngrinte edhe moralin me anekdota dhe barsoleta gjatë udhëtimeve. Nuk ngurronte së imituari cilindo prej futbollistëve, trajnerin Bozhani dhe drejtorin teknik Binishi, çka krijonte ilaritet në grup edhe në momentet më të vështira të skuadrës.

Deklarata

Teksa Zhaku mëson se do t'i bëhet një intervistë, fytyra i qesh dhe aty për aty e lëshon batutën. "Do vdesë e qetë mamaja nëse sheh që kam dalë edhe unë një herë në gazetë. Ja di për nder Binishit që më punësoi në atë kohë.

Çfarëdo pune të më ofrojnë tani s'do ta lija kurrë këtë punë që bëj te Sopoti. Në moshën 50-vjeçare kam gjetur veten me këtë punë, me këta djem të mrekullueshëm që më mbajnë afër dhe i kam shokët e mi më të mirë.

Çota, Caushaj, Pashaj, Polisi, Lezi që u largua, Lamellari etj., kanë qenë ata që më kanë bërë të qëndroj e të mos e mendoj largimin nga ky ekip edhe sikur të mos më jepnin asnjë kacidhe.

U kam lënë amanet djemve që, pavarësisht origjinës sime tiranase, të më varrosin në Librazhd, pasi jam lidhur shumë me këtë qytet dhe ekipin e tyre", ka thënë Zhaku, ndërkohë që trajneri Bozhani zbulon një prapaskenë.

"Do të isha larguar këtë fazë të fundit nga drejtimi i ekipit të Sopotit po të mos ma kishte kërkuar Zhaku qëndrimin. Sinqerisht jua them.

Për ne ai është ndihmesa më e madhe, një plus i madh në çdo aspekt", tha trajneri i Sopotit. Ndërkohë që edhe lojtarët flasin me superlativa për rolin e shokut të tyre, siç ata e quajnë në ekip.

LEDION QOSHKU