Dronët kthehen në modë, ja si i përdor trajneri i Milanit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i ri i Milanit, Kristian Broki duket se ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të stërvitur ekipin e tij. Ai ka përdorur në stërvitjen e fundit imazhet e kapura nga dronët për të parë rreshtimin e skuadrës.
Mediat italiane shkruajnë se këtë metodë e kanë aplikuar edhe të tjerë trajnerë dhe Broki e kishte praktikuar tek të rinjtë e Milanit.
"Një zgjedhje eksperimentale që është ndjekur edhe nga Mauricio Sarri, trajner i Napolit",-shkruan 'Corriere dello Sport'.
Ndërkaq, disa video të publikuara nga Broki në profilin e tij në 'Instagram' tregojnë se si ai përdorte imazhet e dronëve për të kuptuar se si futbllistët zbatonin skemat e tij, apo çfarë mund të bëhej më mirë me anë të pamjeve nga qielli që të jep teknologjia e re.
Broki ka zhvilluar një analizë me imazhet video me futbollistët e tij, pak ditë para sfidës me Sampdorian.
A video posted by CristianBrocchi32official (@cristian_brocchi_32) on
A video posted by CristianBrocchi32official (@cristian_brocchi_32) on
