Hipotekat, ndryshojne procedurat per regjistrimin e pronave
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Qeveria ndryshon procedurat për regjistrimin e në zyrat e hipotekës të pronave të përfituara pas viteve 90’, nëpërmjet akteve ligjore të nxjerra nga qeveritë për këtë qëllim apo nga vendimet gjyqësore. Për këto të fundit, ndryshimi vlen edhe në rastet kur palë në gjyq ka qenë shteti apo kompani me kapital shtetëror.
Në këtë mënyrë, ndërrimit të pronësisë së shtëpive apo pronave të tjera të përfituara pas shembjes së komunizmit që shiten, do t’i shtohet edhe një hallkë tjetër. Pavarësisht vendimit të gjykatës apo ndonjë akti tjetër që i mundëson një qytetari marrjen e një prone, në rastet kur ai do të kërkojë ta regjistrojë në emrin e tij në hipotekë, kjo e fundit do të bëjë nga ana e saj verifikimet për të parë nëse vendimi është marrë sipas kritereve ligjore apo jo.
Ndryshimet u miratuan dje nëpërmjet një udhëzimi të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë për këtë qëllim. Udhëzimi vlen për rastet kur kemi regjistrim fillestar apo ndryshim pronësie. Si do të bëhet verifikimi? Pronat që do të verifikohen do të jenë kryesisht ato që përfitohen nëpërmjet ligjeve të miratuara gjatë këtyre 20 viteve pluralizëm nga qeveritë për shtresa të ndryshme të qeverisë si edhe të gjitha pronat që ndërrojnë pronarme vendim gjykate.
Në rastin e parë, pasi të marrë aplikimin nga kërkuesi për regjistrimin e pronës apo kalimin në pronësi të tij, punonjësi i hipotekës do të verifikojë se si është fituar kjo pronë, nëse është regjistruar në emër të ndonjë pronari tjetër si edhe nëse dokumentacioni është i rregullt.
Në rastet kur bëhet fjalë për një pronë të përfituar nëpërmjet një procesi gjyqësor, punonjësi verifikon fillimisht nëse vendimi i gjykatës është i formës së prerë. Në rastet kur vendimi është i formës së prerë, verifikohet nëse ndonjë nga trashëgimtarët e palëve ekziston ndërkohë i regjistruar si pronar i së njëjtës pronë, për të cilën bëhet fjalë. Për sa i përket pronave të fituara nëpërmjet gjyqeve me institucionet shtetërore, punonjësi verifikon nëse këto të fundit kanë qenë palë në gjyq gjatë procesit.Udhëzimi parashikon edhe rastet kur prona përfitohet nëpërmjet vendimeve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës. Në këtë rast, verifikohet nëse në gjyq ka marrë ose jo pjesë pronari, në emrin e të cilit ka qenë e regjistruar ajo në regjistër.
Në përfundim, punonjësi shënon në dokumentacion edhe një koment të tijin nëse prona duhet të regjistrohet ose jo dhe ia kalon Drejtorit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Titullari vendos bazuar mbi kriteret e parashikuara në udhëzim si edhe propozimit të vartësit të tij.
Refuzimi
Në rast se pas verifikimeve, vërehet se dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë dhe se mungojnë të dhënat në lidhje me pronën, akti noterial nuk është i rregullt apo palët nuk kanë marrë pjesë në gjyq, hipoteka mban dokumentet origjinale dhe i jep kërkuesit kopje të tyre bashkë edhe me udhëzimet se çfarë duhet të plotësojë si edhe ku duhet të trokasë për këtë qëllim. Në rastet kur refuzimi bëhet për shkak se në gjyq nuk ka marrë pjesë shteti (kur prona është përfituar pas një gjyqi me institucionet shtetërore), prona nuk regjistrohet, ndërsa hipotekat i dërgojnë Avokaturës së Shtetit një kopje të dosjes. Kërkuesi ndërkohë duhet të plotësojë dokumentet sipas udhëzimeve të hipotekës.
Kur refuzohet regjistrimi?
• Kur për pronën nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë
• Kur në gjyq nuk ka marrë pjesë pronari apo trashëgimtarë të atij që humb pronën nëpërmjet një procesi gjyqësor
• Kur në gjyq nuk ka marrë pjesë shteti si palë, në rastet kur prona është përfituar pas një gjyqi me institucionet shtetërore
• Nëse në gjyq nuk ka marrë pjesë pala kundërshtare kur prona është dhënë me vendime të Komisionit të Kthimit të Pronës
• Kur akti ligjor nuk është zbatuar në formën e parashikuar
• Kur të dhënat në aktin noterial nuk janë të plota
• Kur për të njëjtën pronë ekzistojnë kërkesa për t’u regjistruar edhe nga persona të tjerë
• Kur nuk kanë përfunduar afatet ligjore për ankimimin e vendimit, kur bëhet fjalë për prona të përfituara nga proceset gjyqësore
• Kur, dokumentet e paraqitura për regjistrim krijojnë mbivendosje me një pasuri të regjistruar më parë etj