e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

FRD: 'Te rihapet dosja e Azem Hajdarit!'

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
FRD: 'Te rihapet dosja e Azem Hajdarit!'
“Humbja më e madhe për të djathtën dhe demokracinë.” Të tillë e ka cilësuar vrasjen e deputetit Azem Hajdari, Fryma e Re Demokratike. Në një deklaratë në ditën e 14-vjetorit të vrasjes së tij, FRD ka shprehur nderim dhe respekt ndaj figurës së Hajdarit, ndërsa ka kërkuar rihapjen e dosjes së vrasjes së tij, e mbuluar me mister dhe me shumë dyshime.
 
“12 shtatori është një moment reflektimi për politikën shqiptare. Po përfundon koha e idhujve të rremë dhe e gjithë atyre që punojnë kundër interesave kombëtare”, thuhet në deklaratën e FRD-së.
 
Azem Hajdari ishte një nga figurat më të rëndësishme të politikës pluraliste. Ai u qëllua për vdekje pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 shtator të 1998 së bashku me truprojën e tij Besim Cerja. Azem Hajdari u shqua për vetitë e tij, që në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990 për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes edhe Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", përfundon deklarata e FRD-së.