e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Hilari Klinton sot ne Tirane, truprojat qe e mbrojne jane 13 femra beqare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Hilari Klinton sot ne Tirane, truprojat qe e mbrojne jane 13 femra beqare
Axhenda, tri orët e Klintonit në Tiranë.

Takimet me Nishanin, Berishën, Ramën dhe fjalimi në Parlament.
Skuadra me vajzat që qëndrojnë në rrethin e parë.
Eskorta që ruan sekretaren amerikane të Shtetit në çdo lëvizje zyrtare.
Sekretarja amerikane e Shtetit do të vijë nga Prishtina në orën 10:30 dhe do të largohet në orën 13:30.

Ndryshe nga para-ardhëset e saj, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ka zgjedhur të ketë në ekipin e truprojës së saj plot 13 vajza të reja. Ato stërviten përditë me vetëmohimin për të qenë të gatshme të marrin një plumb në mbrojtje të jetës së saj. Të jesh kalkuluar për të qenë perfekte, absolutisht perfekte. Diku midis rimelit dhe revolverit, finesës së lëvizjeve femërore dhe frenetizmit të manovrave kundërsulm, midis një vallëzimi elegant dhe një stërvitjeje rraskapitëse për orë e orë të tëra në terrene të vështira, midis tingujve të një pianoje të lënë pas krahëve dhe të shtënave të armëve, midis meditimit dhe britmave luftarake.

Kjo është pak a shumë jeta që bëjnë tani 13 vajzat e ekipit të truprojës që ndjek në çdo hap sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton. Për sigurinë e saj ajo ka zgjedhur të bashkojë si në një vëllazëri të përbetuar për besnikëri të përjetshme seksin e dobët. Ndoshta sepse është ndër të paktat që nuk e mendon kështu. Për të ato janë kupola e mbrojtjes absolute ndaj çdo sulmi që mund t’i rrezikonte jetën. Për botën mbarë dhe tabloidët rozë nuk do të ishte e pavend të quheshin “Hillary’s Angels”, (Engjëjt e Hilarit).