Nje veshtrim mbi ekonomine reale
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në prag fushatash elektorale, kur ndizen motorët e luftës për vota, fillon dhe gara e mashtrimit. Ja pse duhet të flasin më së pari, ekspertët dhe analistët. Sikundër ka ndodhur në 20 vitet e fundit, pas pak do të na buçasin veshët. Do të fillojë fushata, do të nisin mitingjet, takimet, tryezat, konferencat. Në fakt kanë nisur disi. Dhe ka në nisur mbarë: duke iu referuar shifrave. Por edhe duke gënjyer hapur. Le të fillojm ë të tregojmë të vërtetat e shifrave, të paktën duke filluar nga 2000-ja!
Norma e rritjes së Shqipërisë
Gjatë dhjetëvjecarit të fundit, norma e rritjes së Shqipërisë ka qenë tejet pozitive dhe gjatë viteve 2008-2009 kjo normë ishte edhe më e lartë se treguesi i mbarëvajtjes ekonomike të Evropës dhe rajonit të Azisë Qendrore. Rritja mesatare e PBB-së gjatë periudhës 2000-2011 ka qenë 5.2%.
Në vitin 2009, PBB ra 3,4 pikë përqindje, si rezultat i ndikimit negativ të krizës globale ekonomike, por gjithsesi nuk ra në një vlerë negative të rritjes siç ndodhi në vendet e tjera evropiane. Nga viti 2009 e më tej niveli i rritjes së PBB është rreth 3% në vit, ndërkohë që përpara krizës ndërkombëtare kjo vlerë ishte sa gjysma e shifrës së lartpërmendur .
Megjithatë, treguesit makroekonomikë janë ruajtur në të njëjtat nivele dhe tregu financiar ka qenë në gjendje të përballojë efektet negative që u krijuan nga recesioni global. Rritja ishte kryesisht e orientuar drejt investimeve në infrastrukturën publike si masa kundër recesionit, drejt eksporteve në sektorin e energjisë, aktivitetit në fushën e shërbimeve dhe në vitet e fundit drejt sektorëve të telekomunikacionit. Rritja reale e PBB-së në vitin 2011 ishte 3%, ku sektorët kryesorë përfshinin industrinë e turizmit, transportit, tregëtinë me pakicë dhe shitjen e automjeteve. Një tendencë e fortë negative në ekonomi është përjetuar më së shumti në sektorin e ndërtimit.
Shqipëria ka ende disa probleme që lidhen me produktivitetin (rendimentin) e ekonomisë së saj, pasi kjo është e dukshme dhe nga nivelet e ulëta të PBB-së për frymë (Tabela 1). Ky tregues (në USD) varion nga 3,377 $, në 2007, deri në rreth $ 4,000 në vitin e fundit. Kjo shifër është mjaft e ulët në krahasim me mesataren e vendeve në Evropë dhe Azinë Qendrore - shpërndarja e PBB shqiptare është më pak se gjysma e mesatares në rajon (rreth $ 9,000 në 2011). Norma e inflacionit duket të jetë nën kontroll pasi arriti kulmin pothuajse 8% në vitin 2002, duke paraqitur aktualisht një normë prej 3.5%.
Import-Eksportet dhe Tregtia
Një nga elementët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare është ç'ekulibri midis importeve dhe eksporteve. Kryesisht kjo ekonomi është një ekonomi e orientuar nnga importet ku eksportet ende janë në nivele të ulëta. Ato mungojnë shumë ose janë pak të larmishme. Ky është rezultat i kushteve të konkurrencës të ulët si dhe të infrastrukturës së dobët dhe/apo një mjedisi shumë të vështirë për të bërë biznes. Në vitin 2009, eksportet e mallrave ranë në 8.5% në krahasim me një vit më parë, ndërsa u rritën sërish në vitin 2010. Eksportet shënuan një rritje prej 56,4% në vitin 2010 në krahasim me rritjen e shënuar në vitin 2009. Rritja kryesore në eksporte u nxit nga eksporti i mineraleve dhe energjisë, pasuar nga tekstilet, materialet e ndërtimit, si dhe eksporti i metaleve dhe këpucëve. Rekuperimi i menjëhershëm i industrisë së tekstileve dhe këpuceve është veçanërisht i rëndësishëm, pasi këta sektorë punësojnë një numër të konsiderueshëm të punëtorëve me kualifikim të ulët.
Gjatë dekadës së fundit janë rritur gradualisht importet e mallrave dhe shërbimeve, nga 37.5% e PBB-së në vitin 2000 deri në 51% në vitin 2011. Kjo rritje e pothuajse 15 pikë përqindjeje të PBB-së duhet të krahasohet me për qindjen e rritjes vjetore, e cila paraqet një reduktim drastik nga viti 2008 e më tej (Figura 2) që vjen nga rritja pothuajse 30% të rritjes vjetore në vitin 2007 dhe bie në vlera më negative në vitet 2009-2010.
Deficiti tregtar është ulur me 3.3% në vitin 2010 në krahasim me një vit më parë. Fluksi neto i investimeve të huaja në euro u rrit në 23.0% në vitin 2010 në krahasim me vitin 2009. Inkurajimi i vazhdueshëm i biznesit nëpërmjet reduktimit të taksave dhe politikave administrative ka ndikuar pozitivisht progresin e tyre. Remitancat arritën në 9% të PBB-së në vitin 2009, por ato ranë në 3.7% në 2010, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike dhe konsumin (konsumi është ndikuar kryesisht nga rritja e pagave).
Forca e Punës, Punësimi dhe Papunësia
Tregu i punës Shqiptar karakterizohet nga një pjesëmarrje e ulët dhe norma të ulëta punësimi, dallime të mëdha ndërmjet femrave dhe meshkujve në tregun e punës si dhe vihet re papunësi afatgjatë. Tabela e mëposhtme paraqet treguesit kryesorë për Shqipërinë gjatë viteve 2005-2011:
Nga viti 2000 rritja e punësimit është zhvilluar në sektorët jo-bujqësore (ndërmjet 2000-2011 nga 116,000 të punësuar në 256,000) dhe rënia ka qenë dominuese në sektorin shtetëror (191,000-169,000) dhe në sektorin bujqësor (761,000-506,000 ). Pavarësisht nga ulja e ndjeshme në punësimin në sektorin bujqësor, ky sektor ka ende një rol dominues si burim punësimi në Shqipëri.
Pavarësisht rritjes pozitive ekonomike dhe zgjerimit të sektorit privat, krijimi i punësimit në ekonominë formale nuk ka qenë i mjaftueshëm për të reduktuar ndjeshëm papunësinë. Ndërmjet viteve 2005-2011 shkalla e papunësisë ka rënë si prirje nga 14.1% në 13.3%, ndërsa në shifra personash rënia është nga 153,000-142,000. Por në vitin 2005 kanë qënë më shumë të punësuar se në vitin 2011!