e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Clinton: Beni zgjedhje te suksesshme, luftoni korrupsionin. Politika te bashkepunoje

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Clinton: Beni zgjedhje te suksesshme, luftoni korrupsionin. Politika te bashkepunoje
Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton kërkoi që zgjedhjet e vitit 2012 të jenë të hapura dhe të balancuara, me qëllim që populli të krijojë besim te liderët, si dhe Bashkimi Europian, ku Shqipëria kërkon të jetë pjesë, të marrë një mesazh të fortë.Clinton në mesazhin e saj të rëndësishëm për vendin tonë, theksoi edhe nevojën për luftën ndaj korrupsionit, si dhe bashkëpunimin mes klasës politike.

“Unë e di sa të vështira janë zgjedhjet politike dhe vota politike. I bëj thirrje drejtuesve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve që të punojnë për të krijuar zgjedhje të suksesshme”, u shpreh Clinton.

Sekretarja amerikane theksoi se në konsolidimin e demokracisë, nuk duhen vetëm zgjedhje të suksesshme, por edhe institucione të forta dhe të paanshme.

Clinton, në fjalën e saj para Kuvendit, theksoi se një problem i madh në shumë vende demokratike është korrupsioni, që tërheq burimet materiale dhe ndëshkon popujt që mundohen të përmirësojnë jetën e tyre.

Kryediplomatja amerikane theksoi një hallkë shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e vendit është bashkëpunimi I udhëheqësve shqiptarë. “Interesat kombëtare janë përpara interesave partiake, politike”, theksoi Clinton.

Clinton, fjalim ne Kuvendin e Shqiperise

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mban fjalimin historik perpara deputeteve, te ftuarve, diplomateve ne Kuvendin e Shqiperise.Hyrja e saj ne ambientet e legjislativit shqiptar u shoqerua me duatrokitje te gjata te te pranishmeve.

Me heret Clinton deklaroi në selinë e Qeverisë, se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100 -vjetorin e shtetit shqiptar. "SHBA-te janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vitet e para dhe konfirmojmë edhe bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e tjera", tha Clinton, në fillim të takimit me Berishën.

Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në këtë vit historik për Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit.

Clinton: E lumtur qe ndodhem ne Tirane ne diten e pare te festimeve per 100-vjetorin

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton, deklaroi në selinë e Qeverisë, se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100 -vjetorin e shtetit shqiptar.

"SHBA-te janë krenare që janë partnerrët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vitet e para dhe konfirmojmë edhe bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e tjera", tha Clinton, në fillim të takimit me Berishën.

Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në këtë vit historik për Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit.

Hillary Clinton ne Kryeministri, takim me Berishen

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ndodhet në Kryeministri ku pritet takimi me shefin e Qeverise shqiptare Sali Berisha. Flitet qe perpara takimit do te kete nje deklarate e shkurter per mediat. Me heret Clinton ishte ne Pallatin e Brigadave, ku zhvilloi nje takim per disa minuta me Presidentin e Republikes Bujar Nishani. Ne fund te takimit Clinton mori edhe dekoraten e Urdherit te Flamurit.  

Eskorta e Hillary Clinton, drejt Pallatit te Brigadave

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbërriti në aeroportin Nënë Tereza, ne Rinas, pak pas orës 10.30 minuta, për një vizitë disaorëshe në vendin tonë. Zonja Clinton u prit ne aeroport nga Ministri i Jashtem Edmond Panariti. Aktualisht eskorta e zonjës Clinton ka mberritur ne Tirane, ku destinacioni i pare eshte Pallati i Brigadave.

Ne takimin me Presidentin Bujar Nishani, Clinton do të marrë edhe dekoratën më të lartë, atë të Urdhërit të Flamurit. Më parë këtë dekoratë e ka marrë bashkëshorti i saj, Bill Clinton dhe ish-presidenti tjetër amerikan, George W. Bush.

Pas takimit me kreun e shtetit, zonja Clinton do të ketë një takim në Kryeministri me Kryeministrin Sali Berisha. Në mesditë sekretarja amerikane e Shtetit do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare.

Pas kësaj, zonja Clinton do të ketë ndalesën e fundit në hotel Sheraton, ku do të takohet me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj. Me pas Clinton do te largohet nga Tirana drejt Zagrebit.

Kjo vizite do te shoqerohet me masa te forta sigurie. Policia e shtetit ka njoftuar per te gjitha akset ku do të ndalohet qarkullimi.

Hillary Clinton mberrin ne Shqiperi

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbërriti në aeroportin Nënë Tereza, ne Rinas, pak pas orës 10.30 minuta, për një vizitë disaorëshe në vendin tonë. Mesohet se ministri i Jashtem Edmond Panariti pret Sekretaren amerikane. Takimin e parë zonja Clinton do ta zhvillojë në Pallatin e Brigadave me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ku do të marrë edhe dekoratën më të lartë, atë të Urdhërit të Flamurit. Më parë këtë dekoratë e ka marrë bashkëshorti i saj, Bill Clinton dhe ish-presidenti tjetër amerikan, George W. Bush.

Pas takimit me kreun e shtetit, zonja Clinton do të ketë një takim në Kryeministri me Kryeministrin Sali Berisha. Në mesditë sekretarja amerikane e Shtetit do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare. Pas kësaj, zonja Clinton do të ketë ndalesën e fundit në hotel Sheraton, ku do të takohet me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikanë, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj. Kjo vizite do te shoqerohet me masa te forta sigurie. Policia e shtetit ka njoftuar per te gjitha akset ku do të ndalohet qarkullimi.