e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

CEZ mund te largohet brenda 2012

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
CEZ mund te largohet brenda 2012
Banka Botërore ka bërë të ditur se kompania çeke CEZ, mund të largohet nga Shqipëria në muajt e ardhshëm. Jane Armitage, drejtoreshë e BB-së për Evropën Juglindore ka bërë me dije se CEZ Shpërndarje dhe qeveria shqiptare nuk kanë më mirëbesimin e njërit-tjetrit. Të dy palët kanë angazhuar përfaqësuesit ligjorë dhe po shohin mundësitë për të dalje.

“Ka pasur shumë përpjekje për të arritur një marrëveshje mes CEZ-it dhe qeverisë dhe në këtë pikë mendoj se divorci është pak muaj larg”, ka thënë Armitage.

Deklarata e saj, vjen një ditë pasi anëtari i bordit të CEZ-it, Tomas Pleskac, tha se kompania mund të vendosë të largohet nga Shqipëria në fund të këtij viti nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet për importin e energjisë dhe çmimin e saj.

Në rishikimin e tre viteve performancë, Armitage ka fajësuar të dy palët, CEZ-in për paaftësi për reduktimin e humbjeve dhe qeverinë pasi agjencitë e saj kanë refuzuar të paguajnë faturën por që pranuan rritjen e çmimit.

CEZ është kompania më fitimprurëse e Republikës Çeke dhe pret që të fitojë neto 2.13 miliardë për këtë vit. Në gjysmën e parë të këtij vitit, CEZ Shpërndarje ka dërguar një shumë prej 119.35 milionë dollarë. Pleskac ka bërë të ditur se CEZ po përgatit dokumentet për të tërhequr 60 milionë euro, shumë të cilën e ka lanë si garanci në Bankën Botërore, në momentin që privatizoi OSSH-në.