Henes i pergjigjet Ibres: Kudo ku ke shkuar, ke qene problematik
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënës, iu është përgjigjur akuzave të suedezit Zllatan Ibrahimoviç ndaj trajneri Pep Guardiola. Hënes thotë se Ibra nuk e ka pranuar dot kurrë faktin se nuk u përshtat tek Barcelona dhe për këtë arsye akuzon Guardiolën.
Hënes ka vijuar më tej, duke thënë se suedezi është një lojtar problematik, pasi kudo që ka shkuar, ka shkaktuar telashe.
“Ne kemi një opinion krejtësisht tjetër krahasuar me atë të Zllatan Ibrahimoviç. Ne jemi shumë të kënaqur me Pep Guardiolan.
Ibrahimoviç është i mërzitur, pasi ai kurrë nuk ka arritur vërtet ta përpijë largimin nga Barcelona, për shkak se nuk arriti të përshtatej. Asnjë skuadër nuk është ndarë e kurrë kënaqur me të. Ai gjithmonë sjell probleme me vete”, ka thënë presidenti bavarez.
Ibra: Guardiola më sakrifikoi për Mesin dhe nuk kishte guxim të ma thoshte
Suedezi Zallatan Ibrahimoviç ka vijuar sulmet ndaj ish-teknikut të tij tek Barcelona, Pep Guardiola. Sipas tij, Guardiola është një trajneri i madh, por një njeri i vogël. Ibra shprehet se Guardiola e sakrifikoi atë për Mesin dhe nuk kishte guxim që t’ja thoshte në sy këtë vendim. “Është një trajneri i madh, por për mua nuk është një njeri. Vendosi që të më akrifikojë për Mesin dhe nuk kishte guxim të ma thoshte në sy. Duhet thënë se Barcelona funksiononte edhe para ardhjes së tij”, ka thënë Ibra. Ai më pas ka bërë edhe krahësimin mes Murinjos dhe Guardiolës. “Murinjo nuk ka nevojë të duket perfekt, Guardiola po. Edhe Tiger Vuds kërkonte të dukej perfekt, pastaj e patë vetë se çfarë ndodhi”, përfundoi suedezi.