Henes: Sitin duhet ta kishim mundur 6-0
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Leksioni i Bajernit në Mançester nuk ka kaluar pa i bërë përshtypje edhe presidentit të Uli Hënes. Numri 1 i rekordmenëve gjermanë nuk i kurseu elozhet për lojën e skuadrës së tij, lavdëroi Pep Guardiolën dhe i tërhoqi veshin kapitenit Lahm për kritikat publike ndaj Samerit.
Ndeshja - “Ishin 80 minuta futboll si të mos i kisha përjetuar kurrë më parë. Luajtëm futboll të bukur. Të tilla pasime në një duel mes dy skuadrave të të njëjtit nivel nuk i kisha parë kurrë. Rezultati duhet të kishte shkuar 5 apo 6-0 dhe nuk duhet të ishte ndalur në 3-0. Do të kishte qenë skizofrenike po të kishim ardhur këtu për të luajtur për një barazim. E shkatërruam Sitin”.
Guardiola - “Më parë kishim një superskuadër. Sot kemi një super super skuadër. Pep Guardiola punon 12 orë në ditë dhe bën diferencën”. Çelsi i suksesit – “Një supertrajner, një superskuadër. Nuk jam më i surprizuar nga skuadra jonë. Siti është një superekip. Por pas fitores 4-1 në derbin me Junajtid mendova: ‘Do Zoti ia dalim’. Por ashtu si luajtëm në Mançester ishte e pabesueshme”.
Klubet gjermane - “Ne jemi të lumtur që do ndeshemi me Leverkusenin të shtunën. Klubet gjermane po tregojnë formën e tyre të mirë, dhe 3 apo 4 skuadrat tona mund të mundin çdo kundërshtar n Europë. Ndryshimi me klubet angleze? Edhe lojtarët tanë fitojnë para, por klubet tona drejtohen si një familje dhe lojtarët këtu e ndiejnë veten pjesë të saj”.
Çështja “Lahm-Samer” – “Ne e dimë që nuk duhet t’i bëjmë kritikat publikisht, kështu që mendoj se edhe Lahm e ka kuptuar këtë”.