e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hasi: Jam në presion për shkarkimin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hasi: Jam në presion për shkarkimin

Besnik Hasi është nën presion për t'u shkarkuar nga posti i trajnerit të Anderlehtit. Një fakt të tillë e ka pohuar edhe vetë trajneri nga Gjakova për mediat belge.besnik-hasi "Jam i lumtur që lojtarët reaguan mirë dhe fituan, duke na bërë mirë për situatën në renditje, por unë mbetem nën presion që nga fillimi i sezonit.

Për mua nuk ka ndryshuar asgjë dhe diferenca prej 9 pikësh me Klub Bruzhin ma imponon diçka të tillë. Nuk mund të them asgjë për ato që shkruhen në media, pasi është e vërtetë që unë personalisht nuk jam në pozita komode", deklaroi Hasi në faqen zyrtare të klubit belg.

Trajneri shqiptar do të ketë një provë të vështirë të enjten, në ndeshjen e kthimit në Europa Ligë dhe në rast dështimi, atëherë ai do të kishte edhe lajmin e shkarkimit të tij nga ekipi.