e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Haris Fakic, Drejtori Sportiv i Skenderbeut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Haris Fakic, Drejtori Sportiv i Skenderbeut

Skënderbeu me një drejtor të ri sportiv. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen me boshnjakun Haris Fakic, i cili do të mbulojë rolin e rëndësishëm në organikën e klubit korcar, Fakic, 33-vjecar, ish futbollist, vitet e fundit ka ushtruar profesionin e menaxherit të futbollistëve.

Angazhimi i tij vjen në vazhdën e misionit të presidentit Ardian Takaj që ka nisur ndërtimin e një klubi model.

Me krijimin e akademisë së të rinjve, ndërtimit të ekipit B, ekipit të femrave si dhe organizimin multifunksional të Skënderbeut, plotësimi i organikës administrative të klubit me rolin e rëndësishëm të Drejtorit Sportiv ishte kthyer në një domosdoshmëri për Skënderbeun, që falë ecurisë impresionuese në kompeticionet europiane këtë verë, krijoi fondin e nevojshëm financiar për të bërë një hap më tej në funksionimin e klubit për ta kthyer atë në një klub bashkëkohor sipas shembujve më të mirë të skuadrave europiane.

Takaj demonstron kështu se projekti i tij për të ndërtuar një klub model po vihet në jetë me seriozitetin maksimal, si një kusht i domosdoshëm për të garantuar suksesin afatgjatë të Skënderbeut.