Halili dhe Demi/ Presidentët bast për derbin, ja sekretet që sdini
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është java derbi. Sot në fushë nuk do të zbresin vetëm 22 futbollistë. Do të ketë shumë histori që do të përplasen në tapetin e "Qemal Stafa"-s.
Gjithashtu, krahas mbështetësve të shumtë që do të jenë në shkallët e impiantit për këtë takim, skuadrat e kryeqytetit si tifozë të parë do të kenë dy presidentët respektivë.
Në një intervistë për emisionin "Pasi i Fundit" në "TVSH", Gazmend Demi dhe Refik Halili u janë përgjigjur pyetjeve të njëjta. Intervista që kanë prekur shumë më shumë sesa vetëm parashikimin për këtë 90-minutësh.
Krerët e dy skuadrave historike në futbollin shqiptar kanë rrëfyer momentet për të cilat janë penduar, apo edhe futbollistët që kanë ende në preferencat e tyre. Nëse Halili përmend Enver Shehun si trajnerin e preferuar, Demi tregon se është bërë pishman për largimin e Starovës, edhe pse në përgjigjen e tij ka një shpjegim që ai nuk ka larguar asnjë trajner.
Numri një i stolit bardheblu tregon pasurinë e tij, ndërkohë që ai i të kuqve është më diskret në atë që rrëfen për këtë çështje.
Gjatë deklaratës së tij, Halili ankohet për padrejtësitë që i janë bërë Tiranës, ndërsa, nga ana tjetër, Demi është më i drejtpërdrejtë dhe atribuon opinionin sportiv kur përmend Skënderbeun si skuadrën më të favorizuar në këto vite, që është shpallur kampion për pesë herë radhazi, e madje vijon edhe sezonin aktual.
Duke rrëfyer pëlqimet për ushqimet që kanë, presidentët kanë pranuar të vendosin edhe një bast mes tyre, ku secili që humb në këtë derbi të ketë diçka për të shlyer.
Halili: Mund të isha bërë artist, kam dhënë premio për të ndalur rivalët
Profesioni?
Sot, biznesmen.
Nëse nuk do të merreshit me biznes, çfarë do të donit të bënit në jetë?
Kam pasur pasion artin dhe do të isha në atë fushë.
Kur keni shkuar për herë të parë në stadium?
Rreth vitit 1967.
Për cilin ekip keni bërë tifo kur keni qenë fëmijë?
Historikisht me klubin e Tiranës (Tironës).
A keni një lojtar të preferuar?
Devi Mukën.
Po trajner?
Enver Shehun.
Ju ka mbetur peng ndonjë trajner që keni larguar?
Nuk kam asnjë pishman. Jo!
Po për ndonjë lojtar që e keni lënë t'ju largohet?
Ka pasur raste.
Nëse do t'jua kërkonin klubin tuaj, çfarë çmimi do t'i vinit?
Nuk ka çmim!
E keni bërë ndonjëherë llogarinë sa është pasuria juaj?
Në përgjithësi kam shumë asete.
Po llogarinë e harxhimeve për klubin?
Ka goxha shpenzime.
A jeni penduar ndonjëherë që keni shpenzuar nga pasuria juaj në sport?
Jo, nuk jam penduar!
Cili është njeriu më i rëndësishëm në jetën tuaj?
Familja.
Ushqimi juaj i preferuar?
Nuk kam preferenca.
Ngjyra e preferuar?
Bardheblu!
Nga numri 1-10, sa nxeheni gjatë një ndeshjeje?
Në përgjithësi jam shumë i qetë. A bëni ndonjë veprim që ta keni për shans përpara ndonjë takimi? Lutemi gjithmonë përpara Zotit!
Cili është njeriu më i besuar në stafin tuaj?
Ilir Daja!
A jua referon gjërat e fshehta që ndodhin në ekip?
Është shumë i hapur.
Cili është informatori?
Alban Berisha.
Çfarë i mungon ekipit tuaj aktualisht?
Të kemi pak më shumë përforcime sesa kemi sot.
Çfarë i vlerëson më shumë?
Janë të gjithë çuna shumë të mirë.
Sipas jush, cili ekip ka qenë më i favorizuari gjatë këtij kampionati?
Unë di vetëm këtë që ekipit tonë i është ngrënë haku shumë dhe nuk do të ishim në këtë vend ku jemi sot.
Keni sharë ndonjëherë arbitrin gjatë një ndeshjeje?
Mund të ndodhë që të them ndonjë gjë, por jam shumë i kujdesshëm. Në përgjithësi jam i qetë.
E keni mik presidentin rival?
Jemi të njohur që fëmijë.
Keni dhënë ndonjëherë premio për ekipet e tjera që të ndalin rivalët tuaj?
Po!
Po premio më e madhe që keni dhënë për ekipin tuaj, sa është?
Më duket se ka qenë ajo e vitit 2009, kur kemi dalë kampion. Rreth 120 milionë lekë të vjetër.
Kush e fiton derbin?
Unë them që ka ardhur ora që ne e fitojmë derbin kësaj radhe.
Do t'ia jepni dorën rivalit në rast humbjeje?
Gjithmonë ia jap dorën.
A jeni gati që të vendosni një bast me rivalin, kush humbet në derbi të paguajë drekën?
Shumë e thjeshtë fare. Edhe këtë gjë e bëjmë (qesh...).
PRESIDENTI I PARTIZANIT
Demi: Në fëmijëri tifoz me Tiranën, jam penduar për Starovën
Profesioni?
Ekonomist.
Nëse nuk do të merreshit me biznes, çfarë do të donit të bënit në jetë?
Asgjë tjetër, vetëm biznes!
Kur keni shkuar për herë të parë në stadium?
Mund të kem qenë në moshën 7-8- vjeçare.
Për cilin ekip keni bërë tifo kur keni qenë fëmijë?
E kam nisur me Tiranën.
A keni një lojtar të preferuar?
Mentor Mazrekaj.
Po trajner?
Agostinelin.
Ju ka mbetur peng ndonjë trajner që keni larguar?
E para, s'kam larguar asnjë trajner, por për Sul Starovën jam penduar pak.
Po për ndonjë lojtar që e keni lënë t'ju largohet?
Asnjë!
Nëse do t'jua kërkonin klubin tuaj, çfarë çmimi do t'i vinit?
S'ka çmim!
E keni bërë ndonjëherë llogarinë sa është pasuria juaj?
E mjaftueshme.
Po llogarinë e harxhimeve për klubin?
E bën gruaja.
A jeni penduar ndonjëherë që keni shpenzuar nga pasuria juaj në sport?
Kam filluar të mos pendohem për ato që shpenzoj për sportin dhe ekipin.
Cili është njeriu më i rëndësishëm në jetën tuaj?
Vajzat dhe gruaja.
Ushqimi juaj i preferuar?
Peshku.
Ngjyra e preferuar?
E kuqja!
Nga numri 1-10, sa nxeheni gjatë një ndeshjeje?
Nganjëherë 10, shumë pak herë 8.
A bëni ndonjë veprim që ta keni për shans përpara ndonjë takimi?
S'jam supersticioz.
Cili është njeriu më i besuar në stafin tuaj?
Sul Starova!
A jua referon gjërat e fshehta që ndodhin në ekip?
M'i fsheh pak ato që ndodhin, por mundohet të më tregojë diçka dhe të më njoftojë për ato që ndodhin.
Cili është informatori?
Starova.
Çfarë i mungon ekipit tuaj aktualisht?
Ndërgjegjësim më i madh në fushë.
Çfarë i vlerëson më shumë?
Vlerësimin kur e kanë të mirë në fushë.
Sipas jush, cili ekip ka qenë më i favorizuari gjatë këtij kampionati?
Thonë që Korça është e favorizuar në gjashtë vite.
Keni sharë ndonjëherë arbitrin gjatë një ndeshjeje?
Deri sot nuk njoh asnjë arbitër, e jo më ta shaj
. E keni mik presidentin rival?
Kemi respekt për njëri-tjetrin.
Keni dhënë ndonjëherë premio për ekipet e tjera që të ndalin rivalët tuaj?
Premio jo, por dhurata ndoshta kam dhënë.
Po premio më e madhe që keni dhënë për ekipin tuaj, sa është?
Ekipi e di. Shifra "x".
Kush e fiton derbin?
Mendoj, Partizani.
Do t'ia jepni dorën rivalit në rast humbjeje?
Gjithmonë ia jap.
A jeni gati që të vendosni një bast me rivalin, kush humbet në derbi të paguajë drekën?
Patjetër që po! E kam vënë këtë bast.
