Grupi i PS-se, debate dhe kritika per Ramen
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zbehet kriza parlamentare. Dekretet e Presidentit të Republikës lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë diktuar dje një vendim të ri të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i cili ka bërë të ditur pjesëmarrjen në votimin e tyre. Ky vendim thyen marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin, e cila konsistonte në pjesëmarrje në seancë, por jo në votime. Edhe pse një rast i veçuar në kontekstin e punimeve parlamentare, vendimi i marrë në mungesë të kreut socialist Edi Rama krijon premisa për të besuar se që këtej e tutje situata politike do të detyrojë Partinë Socialiste në zbutjen e qëndrimeve të veta.
Një kurs i tillë, i sinjalizuar me dy daljet e Edi Ramës në tryezën e reformës zgjedhore dhe në diskutimin e bërë me Kryeministrin Sali Berisha për Piramidën, në fakt ka krijuar disa pështjellime në mbledhjen e djeshme të grupit. “Kam dëgjuar për nesër për mbledhjen e Kryesisë. Pse nuk e bën kryetari rinovimin e saj? Të vijë këtu në mbledhjen e Grupit siç edhe bën Berisha. Ikëm nga Parlamenti por flitet shumë që pse Rama shkoi në tryezën e reformës.
Unë them shumë mirë bëri, se është drejtuesi i opozitës”. Është shprehur me këtë rast deputeti Bashkim Fino. Ndërkohë deputetë të tjerë kanë ngritur me këtë rast dje shqetësimet e akumuluara, sipas të cilave homologimi i imazhit të partisë me atë të kreut të saj, kanë lënë në hije kolegjialitetin në vendimmarrje. Pikëpyetje janë vënë edhe mbi paqëndrueshmërinë e madhe në qëndrimet e mbajtura: “Na thuhet se nuk do të marrim pjesë në tryezën e reformës zgjedhore dhe shohim kryetarin që bëhet pjesë e saj. E njëjta gjë për Piramidën dhe i njëjti qëndrim sërish. Do të duhet që të sqarohemi për këto gjëra”, është shprehur një nga deputetët e Qarkut të Vlorës. Përgjigjja ndaj këtij problemi, që është trajtuar tanimë edhe në media, ka qenë thuajse e njëjtë me atë të dhënë deri më tani: prezenca në tryezë ishte për të shprehur qëndrimin e PS-së dhe se në raport me propozimet e bëra vendimi nuk ka ndryshuar.
Me probleme të mëdha në raportet institucionale paraqitet edhe sjellja e grupit parlamentar socialist lidhur me kohën e pjesëmarrjes në seancat plenare. Deputetë të njohur socialistë kanë debatuar rreth vendimeve të njëanshme që merren në përgjithësi për largimin nga seancat dhe që me sa duket kanë qenë më shumë e drejtë e kryesisë së grupit se sa vendimmarrje e përgjithshme. Ajo që rezulton nga debati i zhvilluar, është se në tërësi aktet demonstrative të largimit nga salla e Parlamentit nuk përbëjnë dhe aq pjesë në një strategji politike sesa një improvizim që është imponuar mandej si vendim final.
Por edhe si i tillë, debati i zhvilluar dje ka rezultuar steril në produktin e vet politik; kështu pyetjes së shtruar se votimi i dekreteve duhet të japë argumentim edhe për mosvotimin e ligjit për gjykatën administrative, i është dhënë një përgjigje jo dhe aq e gjetur. Inicimi i saj prej Kryeministrit Sali Berisha ka kushtëzuar bojkotin në votim, që u bë shkak për bllokimin e draftit dhe reagimin e ambasadës amerikane në Shqipëri. Po kështu, kalimi i menjëhershëm nga bojkoti drejt votimit, për një çështje konkrete ngre disa pikëpyetje të tjera dhe që është marrë në vëmendje nga deputetët.