Fatos Nano: Do rinovoj PS-ne. Dua te jem President ne 2012
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Fatos Nano ka premtuar dje rikthimin në politikë, duke marrë rolin e ndërmjetësit mes Ramës dhe Berishës. Sulmon Daden dhe Majkon: Nuk janë Pali Miska e Lenka Çuko. Politikan nuk të bën as shkolla e arteve, as ajo e bujqësisë. Do të kandidoj për president në 2012-ën. Në prag të çdo fushate elektorale, në prag të çdo sfide të rëndësishme të Partisë Socialiste apo në çdo moment të keq të saj, shfaqet në skenën politike shqiptare ish-kryetari i saj, Fatos Nano.
Me një përpikëri për të pasur zili, ai shfaqet në çdo rast për të sulmuar kryetarin e PS-së, por edhe anëtarët e saj. Dje, Nano u shfaq në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu, ku dhe përsëriti faktin që do të kandidojë për president dhe se synon që të marrë Partinë Socialiste.
Zoti Nano, si ndiheni politikisht?
Unë besoj se ka edhe vende më të përshtatshme për të stërvitur se sa zyra e kryeministrit dhe kryetarit të partisë.
Thatë që do të kontribuoni. Si do ta bëni këtë kur rrini shumicën e vitit jashtë vendit apo kur sa herë dilni publikisht jeni i ashpër me partinë tuaj?
Më lejoni të theksoj se do të ishte humbje e madhe kohe për njerëzit e thjeshtë, për numrin e madh të njerëzve që nuk po gjejnë hapësirë për të marrë pjesë në politikë, përveçse si zgjedhës në zgjedhje që kontestohen apo mbushësh radhësh mitingjesh. Këto trille dhe telenovela ju e dini pse sillen dhe fabrikojnë. Unë vazhdoj të jem i vëmendshëm ndaj gjitha zhvillimeve në vend. Këtë nuk e bëj duke qëndruar vetëm tre muaj në vend. Këto statistika janë të përcjella nga disa korridore partish dhe disa njerëz që po specializohen për të hedhur në treg të pavërteta që errësojnë vëmendjen e politikës dhe njerëzve, duke pamundësuar komunikim për të vërtetat e mëdha.
Kjo është një paaftësi politike dhe dominim interesash të tjera nga ato që politika u kërkon të zgjedhurve nga populli. Unë e kam kritikuar partinë time më shumë se cilido udhëheqës tjetër, unë e kam kritikuar qeverinë time më hapur se kushdo kryeministër tjetër. Kjo është pjesë e filozofisë së paqëtimit të interesave të njerëzve dhe të mospajtimit me të këqijat që në një proces tranzicioni e rrethojnë politikën dhe hutojnë politikanët, veçanërisht kur janë të rinj. Ka periudha të ndryshme të qeverisjeve të majta e të djathta gjatë këtyre 20 viteve që kanë sjellë në fazën e parë një krizë të rëndë ku rrezikoi të shembej shteti, apo përplasje me dhunë që rezultuan grushte shteti të dështuara si në vitin 1998.
Në vitin 2005 dhatë dorëheqje. Por nuk kemi parë asnjë gjest tjetër, as nga zoti Rama dhe as nga zoti Berisha. I vetmi që u larguat ishit ju. A jeni penduar për këtë që bëtë?
Ky nuk ka pse të konsiderohet apo vlerësohet si fund i veprimtarisë politike, veçanërisht për politikanë me eksperiencë në këtë vend. Dua të them se ju keni përpara sërish një njeri që nuk është këtu përballë tyre me ambicie për pushtet, një njeri që nuk ka ardhur të ristrukturojë raportet dhe betejat për pushtet ekzekutiv. Jam këtu për të mos zëvendësuar analistët politikë dhe për t'i ftuar ata të mos bëjnë politikanin. Kur politikanët për arsye amatorizmi që dominojnë skenën e sotme kërkojnë t'i zëvendësojnë autoritetet e vërteta që rikthejnë ekuilibrat me analistë apo njerëz pa profesionin e politikanit që nuk fitohet vetëm me shkolla. Ka shkolla që ta japin, por ato nuk janë të arteve apo bujqësisë.
Zoti Nano, kontributi juaj do të jetë konkret?
Një politike që i mungojnë standardet e krijuara edhe përmes konflikteve nuk mund t'i besohet atributi apo përmbajtja e një politike të re. Një politike që i mungojnë marrëdhëniet e besimit që ushqejnë dialogun dhe kompromiset e mëdha për reformat e munguara që do të zhbllokonin dinamikën e njerëzve progresistë nuk mund t'i besohet atributi i politikës së re.
Qarkullojnë zëra për një listë, Nano në zgjedhjet lokale...
Unë nuk mund të ndërmarr iniciativa kaq të vogla që do të dëmtonin jo vetëm partinë në të cilën jam rritur si politikan, por do të rëndonin edhe më tej klimën e sotme të përjashtimit të palëve nga njëra-tjetra. PS, sot me analiza që i keni bërë të njohura edhe ju, po ecën në mënyrë kokëfortë dhe të dhimbshme drejt vetëpërjashtimit të plotë nga sistemi politik në vend. Bojkot këtu, mospjesëmarrje atje apo kushtëzim mbi zgjedhjet e kaluara dhe më në fund largim nga përgjegjësia dhe pesha e përgjegjësia që ka në vendimmarrjet e mëdha.
Po thoni se nuk do të krijoni një formacion politik?
Ka kaq shumë amulli në konfliktet e sotme politike. Ka kaq pak forca politike të vërteta saqë çdo ngacmim i mëtejshëm i kësaj gjendjeje do të ishte dëmprurës. Çdo ide arriviste apo revanshiste për të fragmentuar spektrin politik do të ishte e padobishme jo vetëm për kampin që cenohet, por për përmirësimin e klimës. Pra, unë nuk jam as sot dhe as nesër në vëmendjen e publikut për t'i bërë dëm partisë që më ka rritur dhe e kam ushqyer. Nuk jam për t'i shtuar asnjë atom kontribut dhe nerva konflikteve të sotme. Jam këtu për t'iu kërkuar të gjithëve të ulin gjakrat, të pranojnë njëri-tjetrin dhe të mësojnë nga përvojat pozitive të këtyre viteve. Nëse pjesa më e madhe e aktorëve të politikës së sotme do ta refuzojnë këtë kontribut, atëherë do të arsyetoj ndryshe nga sa po flas. Nuk më rezulton që pjesa dërrmuese e aktorëve dhe faktorëve të Shqipërisë së sotme të jetë e painteresuar për këtë që po flas.
Çfarë, po ofroheni konkretisht?
Një eksperiencë e madhe nuk bëhet dot e vogël. Një gatishmëri për një kontribut të madh nuk mund të zvogëlohet në një tangenciale që sjell më shumë pasiguri dhe rrëmujë në skenën politike. Edhe kjo që po bëjmë edhe një kontakt me të gjithë për tu kujtuar mendjeve të nervozuara të vendimmarrjes së sotme se duhet të qetësohen dhe janë qeliza të tyre që duhen ringjallur. Nuk po flas nga jashtë shteti dhe as jashtë politikës, pavarësisht se gjërat duken të larguara e të munguara.
Gjithë këtë analizë që ju e bëni. Pse nuk shkoni t'i thoni në forumet e partisë apo në zyrën e kryetarit. Pse nuk ia thoni në sy Ramës, por e sulmoni nga studiot televizive?
Nuk besoj se kjo që ju thatë e shkëput ciklin kaq të gjatë të komunikimit tim dhe tuajin me publikun. Kjo nuk e shkëput sjelljen time nga ajo e 20 viteve të fundit. Këto që përmendët kanë qenë dhe mbeten pjesë e veprimtarisë sime politike. Po ju kujtoj se si një profesionist i politikës së dialogut kam respektuar jo vetëm zgjedhësit që më kanë mbështetur për të drejtuar PS-në në 15 vjet dhe për ta bërë forcën qeverisëse të gjysmës së tranzicionit, por edhe të respektoj forumet që në ditën e parë apo vitet e para të transformimit nga PPSH mungonin. Asambletë, statutet, pjesëmarrja e gjerë e militantëve dhe të zgjedhurve në gjithë territorin janë krijuar në vite, por, për fat të keq, janë zhbërë në vitet e fundit. PS ka qenë deri para pak kohësh partia më e madhe demokratike në Shqipëri.
PS e sotme nuk është më demokratike dhe nuk mund të flas me institucione që janë likuiduar, pasi nuk jam njeri formal. Nuk flas me autoritete false dhe pa i kapërcyer zgjedhësit dhe masën e madhe të anëtarëve të PS-së nëpërmjet një partie që është kthyer në kazerme që është G99-zuar. Nëse mungoj në mbledhjen e grupit, po ju kujtoj se s'jam deputet. Të mos krahasojmë prishjen e sotme të të gjitha mekanizmave të kontrollit mbi drejtuesit në PS, me mbretërinë e lirisë që ekzistonte më parë.
Pse nuk thoni zoti Nano, ku është Ramiz Alia, Pali Miska? Mos kemi të bëjmë me një rinovim brezash?
Ku Pali Miska e ku Pandeli Majko. Ku Lenka Çuka e ku Arta Dade. Mos ma thoni këtë. Unë po flas në emër të një procesi politik që do të krijojë përtëritje, do të ketë rinovim e do të sjellë talente e përkushtime të reja dhe njerëz të rinj. Por, nuk mund të likuidonte njerëz me kontribut 15-vjeçar me listën e atyre që u caktuan para zgjedhjeve të vitit 2009. Nuk mund të arsyetoj edhe në forumet e sotme rezultanten e reformave dhe përpjekjeve 20-vjeçare të së majtës dhe partisë më të madhe të tyre, të qeverisjes së të majtës në dobi të vendit dhe kontributet e saj në ndihmë të ndryshimit të proceseve politike. Nuk mundet që këto të zëvendësohen me deklamimet nga foltorja e hollit të PS-së.
Ju paraqiteni sërish në zgjedhjet presidenciale 2012?
Nuk e kam përjashtuar asnjëherë dhe me lejoni ta konfirmoj.