e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Greva e opozites, Nano drekon me Bashen

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Greva e opozites, Nano drekon me Bashen
Ne kohen kur kriza politike eshte ne kulmin e saj dhe 202 socialiste ndodhen ne diten e shtate te greves se urise, rishfaqet ne skenen shqiptare Fatos Nano dhe bashkeshortja e tij Xhoana. Per ironi te fatit, ish-kreun e PS-se nuk e gjejme prane tendes se grevisteve por vetem pak minuta larg saj, ne nje restorant ne katin e 20-te te nje pallati te sapondertuar. Ai dhe bashkeshortja, jane ne shoqerine e nje miku te ri, ministrit te Brendshem Lulzim Basha.

Takimi ka nisur dje rreth ores 13.30 ne nje nga restorantet qe ndodhet perballe godines se Radio Televizionit Shqiptar, ne rrugen "Papa Gjon Pali II" dhe ka zgjatur disa ore. Ata kishin njoftuar me pare per kete dreke dhe restoranti kishte marre te gjitha masat qe te ishte sa me diskrete. Pasi ka nisur takimi midis Nanos dhe Bashes, ishte teper e veshtire qe te ngjiteshe ne restorantin qe ndodhet ne katin e 20-te, ku po qendronin dje dy politikanet. Menaxheret e lokalit kishin marre te gjitha masat per te vendosur çdo klient te rastesishem ne tavolinat larg tryezes ku ndodhej Nano dhe Basha. Sapo te zbrisje ashensorin e katit te 20- te te pallatit shumekatesh, punonjesit e restorantit dhe personat qe kujdeseshin per sigurine e ministrit te Brendshem, te percaktonin vendin se ku duhej te ulej.

Ministri Lulzim Basha dhe ish- kryeministri Fatos Nano, ishin ulur ne pjesen jugore te restorantit, nderkohe qe nuk lejohej qe te ulej person tjeter ne tavolinat qe ndodheshin prane tavolines ku ata po drekonin. Gjithashtu personeli i restorantit nuk te lejonte qe te beje dhe fotografi, duke u justifikuar se eshte i ndaluar fotografimi nga ambientet e restorantit. Mesohet se dy protagonistet e takimit te djeshem, kane qendruar bashke per disa ore. Pak dite me pare ish-kreu i PS-se, Fatos Nano ka darkuar ne Vjene me kryeministrin Berisha ku kane diskutuar per krizen politike dhe kerkesat e Partise Socialiste. Pas takimit Berisha ka shprehur edhe mundesine qe Nano ti bashkohet PD-se. I pyetur nga mediat ai ka pohuar se Fatos Nano e ka deren e hapur ne PD. Takimi i djeshem me Lulezim Bashen duke se po e afron edhe me shume Fatos Nanon me kampin e djathte.

Ne mjedisin politik te Tiranes ka zera se ai mund te jete kandidati i PD per presidencen e ardhshme.