e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha, ne Tirane: Ju rrefej takimin me Nanon, liderin historik te se majtes

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha, ne Tirane: Ju rrefej takimin me Nanon, liderin historik te se majtes
Odiseja e kryeministrit Sali Berisha ne kerkim te kthimit ne shtepi ka perfunduar dje ne oren 21 e 30 minuta kur ka hyre ne piken kufitare te Murriqanit. I nisur te marten pasdite per ne Bruksel, Berisha ka mberritur dje ne Shqiperi pasi ka kaluar me tren e makine gjysmen e Europes. Sapo ka shkelur ne territorin shqiptar ai ka dhene lajmin e mire te dorezimit te pyetesorit te BE-se ne Bruksel, dhe ate te takimit me Fatos Nanon. Ai e ka cilesuar takimin me kete te fundit si shefin historik te se majtes shqiptare, i cili i ka dhene shume sinjale pozitive. Ne kete menyre, Berisha ka mohuar edhe vete ekzistencen e opozites dhe strukturave te saj, duke i zhvendosur ato tek Fatos Nano. Ne pamundesi per te vendosur urat e komunikimit politik me kreun e PS-se, Edi Rama, per shkak te kundershtive mbi transparencen e procesit zgjedhor, ka dashur qe rolin dhe statusin e perfaqesimit politik t'ia atribuoje ish-kreut te PS-se. Sot pritet qe vete Berisha te zbardhe detajet e takimit me Nanon dhe mundesine e lidhjes se nje aleance me te.

Odiseja kryeministrore

Sapo kryeministri shqiptar mberriti ne Bruksel per te dorezuar pergjigjet e pyetesorit te BE-se per vizat, ne Europe u shpernda lajmi i rizgjimit te nje vullkani ne Islande. Qiejt europiane u mbushen nga nje re e dendur e bashkuar me hi vullkanik dhe nje nga nje vendet e Europes vendosen mbylljen e aeroporteve te tyre. Si per te sfiduar rene, Berisha u nis te premten nga Brukseli per ne Gjermani ku aeroportet ishin ende te hapura. Por ai eshte shoqeruar nga "fati i keq" gjate gjithe udhetimit. Sapo kryeministri shkelte ne aeroportet e Bonit, Frankfurtit dhe Mynihut, mesonte lajmin e keq se hiri vullkanik i kishte bllokuar pezullimet. Stafi i tij e ka njoftuar se aeroporti i Vjenes ishte ende hapur dhe Berisha niset me urgjence per atje. Kryeministri shqiptar u gjend ne Vjene te shtunen pasdite por edhe ky aeroport u mbyll. Ne kete moment "ererat" qe kishte kunder u kthyen dhe Berishes i buzeqeshi fati. Ai takoi ate qe ai e ka quajtur njeriun me te korruptuar ne historine e njerezimit, Fatos Nanon.

Takimi i Vjenes

Nje here e nje kohe armiq por tani miq te mire, Berisha dhe Nano preferuan qe te darkonin bashke ne nje nga aeroportet e Vjenes. Burime prane takimit pohuan se Berisha i ka kerkuar ndihme Nanos qe te zgjidhe krizen me PS-ne dhe ta ndihmoje ne procesin e liberalizimit te vizave. Mesohet se tema kryesore te bisedimeve jane zhvillimet ne Partine Socialiste dhe ne teresi zhvillimet politike ne vend. "Une jam i preokupuar per çeshtjen e liberalizimit te vizave, ecurine e saj dhe hapat qe po ndiqen", ka deklaruar Nano ne takimin me Berishen. I pyetur dje nga mediat per takimin me Fatos Nanon, Berisha eshte pergjigjur: "Kam jo vetem sinjale pozitive por dhe vleresime shume pozitive per çdo gje por per me shume do te flas neser. Jam takuar me shefin historik te se majtes shqiptare, por neser (sot) do flas dhe per kete, per Brukselin dhe per udhetimin tim",- tha dje Berisha. Ai ka sqaruar se ka kaluar naten ne Vjene dhe me pas eshte nisur me rruge tokesore permes Hungarise, Kroacise, Bosnjes dhe Malit te Zi per te perfunduar ne mbremje ne Murriqan te Shkodres.