Berisha: Ramiz Alia dhe bllokqenet s’na ndalojne drejt Evropes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shefi i qeverise ironizon greven e urise se deputeteve socialiste. Me nje fjalor ofendues, shefi i Qeverise i ka bere dje apel Partise Socialiste qe te mos bllokoje rruget e qytetareve. Berisha tha se çdokush eshte i lire te protestoje, por jo te bllokoje rruget. Nderkohe, gjate mbledhjes se qeverise, Berisha ironizoi greven e urise se socialisteve, ne batuta me gazetaret. Pa nisur ende mbledhja, Berisha u ka thene gazetareve se i dukeshin ne forme te mire fizike. Me pas, me ironi, ai ka thene se nese ata do kishin deshire, mund te futeshin ne greve ne zyren e tij ne Kryeministri, dhe i vetmi problem qe do i shkaktonte ishte se do detyrohej te zhvendosej diku tjeter.
Batuta
Megjithese para godines se Kryeministrise, 202 veta qendrojne prej 12 ditesh ne greve urie, brenda saj, shefi i qeverise ironizon greven e socialisteve duke iu drejtuar gazetareve. “Me dukeni ne forme te mire fizike. Doni dhe ju te hyni ne greve? Ju liroj zyren time, provojeni po te doni, vetem se do me prishni pak pune se duhet te zhvendosem diku tjeter”, eshte shprehur dje kryeministri para fillit te mbledhjes se Keshillit te Ministrave. Kjo ka qene hera e vetme qe shefi i qeverise ka permendur fjalen greve gjate mbledhjes, pasi me tej ka vazhduar me rendin e dites, duke e evituar ate.
Deklarata
Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, te mos i lendoje qytetaret duke bllokuar rruget e vendit. Sipas Berishes, rruget jane te qytetareve dhe nuk duhet te bllokohen. “Une jam i vendosur te respektoj çdo te drejte kushtetuese, protestat e lira jane te garantuara ndersa edhe qytetaret qe duan te protestojne, do te jene te lire ta bejne kete”, tha Berisha. “Bulevardi eshte i bllokuar prej 13 ditesh, por une respektoj çdo te drejte kushtetuese”. Keshtu u shpreh dje pasdite kryeministri Sali Berisha teksa ndodhej ne nje ceremoni inaugurimi ne Kamez. Shefi i mazhorances garantoi se qytetaret do te jene te lire te protestojne. Duke inauguruar rrugen “Azem Hajdari” kryeministri u shpreh se askush nuk do te mund te preke rruget apo ti bllokoje ato. Sipas Berishes rruget jane te qytetareve dhe se askush nuk mund ta mendoje se mund te ndeshkoje qytetaret duke dale ne rruge. “Une i them Ramiz Alise dhe bllokqeneve te tjere, te mos buzeqeshin se ne demokratet e kemi vendosur te ecim drejt Evropes”, u shpreh Berisha.