Greqia nis te germoje per thesaret e Ali Pashe Tepelenes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një grup kërkuesish të thesareve janë vënë në kërkim të thesarit përrallor që i përkiste Ali Pashë Tepelenës, pashait shqiptar, guvernatorit të territoreve europiane të Perandorisë Otomane në periudhën 1744- 1822. Nuk janë pak por 30 ton ar dhe bizhuteri. Një grup kërkuesish thesaresh kanë nisur kërkimet e tyre në fshatin e vogël Vasiliki, 350 km në veri të Athinës. Kërkimet janë mbështetur dhe nga autoritetet vendase. Në krye të grupit kërkues është një qytetar greko-amerikan, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Lajmi mësohet nga agjencia e lajmeve italiane “Ansa”.
Sipas kryetari të bashkisë, Vaios Ziakas, kryetari i këtij grupi ka në dore një dokument historik për vendndodhjen e thesarit të rrallë. Operacioni në të cilin do të përdoren edhe dy ekskavatorë si dhe mjete të sofistikuara për zbulim thesaresh do të nisë në një zonë të Vasiliqisë, fshat i cili mban edhe emrin e gruas së preferuar të Ali Pashë Tepelenës. Ali Pashë Tepelena sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri, indi në Tepelenë në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze.
Legjendat për sarajet e Aliut
Teksa shëtit nëpër gjiret e mrekullueshme të bregdetit Jonian, në mes të detit të shfaqet një nga perlat më të vyera të historisë shqiptare. Është kështjella e Porto Palermos, një nga sarajet e shumta të strategut Ali Pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike. Por kjo kështjellë në mes të detit ka dhe një legjendë. Ajo është ndërtuar nga Ali Pasha edhe si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kështjelle ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i Konti Monte Kristos. Por tashmë bukuria e kësaj kështjelle, e ndërtuar rreth dy shekuj më parë, e tëra me konstruksion guri, është venitur. Megjithëse prej vitesh ka fituar statusin monument kulture askush nuk kujtohet për të.
Dora e restauratorit mungon tërësisht. Ajo është lënë krejtësisht në harresë nga shteti shqiptar. Tashmë në kështjellë nuk ka mbetur më asgjë përveç formave të gurta, të ndërtuara me mjeshtëri nga punëtorët e Ali Pashës, nën mbikëqyrjen e arkitektit të tij Petro Përmetarit dhe të një arkitekti italian. Një perlë e harruar e bregdetit jonian që ruhet vetëm nga dy ushtarë, të cilët përpiqen të kalojnë kohën duke soditur detin e kaltër përreth saj. Vendin tepër strategjik vitet e kanë shndërruar nga kështjellë në burg, depo armatimi, kamp internimi dhe tashmë në një zonë ushtarake, ku nuk është vështirë të hysh. Rruga që lidh fshatrat Qeparo dhe Borsh është e vetmja mënyrë për t’i afruar kështjellës legjendare të Ali Pashës.