Greqia ka vetem pak jave per te bindur kreditoret, perndryshe ‘Grexit’
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjatë vizitës së tij në Athinë këtë javë José Manuel Barroso, kreu i Komisionit të Bashkimit Europian, i dha një paralajmërim të fortë Antonis Samaras, Kryeministrit të ri të qeverisë së një koalicioni jo dhe aq të qëndrueshëm mes së majtës e së djathtës. Greqia ka vetëm dy javë për të bindur kreditorët e saj se mund të fusë në shina reformat ekonomike. Nëse planet e saj të fundit për një paketë shkurtimesh në shpenzime prej 14.5 miliardë eurosh përgjatë dy viteve të ardhshme do të gjykohen jorealiste, kredia e radhës prej 31.2 miliardë eurosh do të vihet në pauzë.
Nëse ndodh kjo, Greqia nuk do të jetë në gjendje për të përfunduar rikapitalizmin e bankave të saj të mëdha. Pa kredi ekonomia do të bllokohet. Pensionet dhe rrogat e sektorit publik nuk do të paguhen. Një ‘Grexit’ (dalje e Greqisë) nga zona euro do të pasojë brenda pak javësh. Shqetësimi i grekëve është se kur Spanja e Italia do të vihen nën trusninë e tregjeve financiare, disa anëtarë të eurozonës mund të tundohen për të sakrifikuar Greqinë.
Dy qeveri të mëparshme greke dështuan paq që nga mesi i vitit 2010 për të zbatuar reformat me të cilat u ra dakord me Komisionin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar falë korrupsionit të zgjeruar zyrtar dhe mungesës së një vullnetit politik. Z. Samaras ndërsa ishte në opozitë ishte kundër paketës së parë të ndihmës; ai do sërish, në njëfarë pike, të rinegociojë pjesë të paketës së dytë.
Yannis Stournaras, ministri teknokrat i Financave, ka detyrën e vështirë të bindjes së kreditorëve të Greqisë se qeveria e tij është më e mirë se paraardhëset. Trojka e zyrtarëve nga Bashkimi Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe Banka Qendrore Europiane ishin posaçërisht të pakënaqur me një hendek prej 3 miliardë eurosh në të ardhurat nga privatizimet si dhe nga mungesa e progresit në shkurtimet e vendeve të punës në sektorin publik.
Pak pas mbërritjes së trojkës më 25 korrik z.Stournaras shpalli krerët e rinj të Agjencisë së Privatizimeve. Antonis Manitakis, ministri i Administratës Publike, shpalli se pesë njësi të sektorit publik do të mbyllen menjëherë, ndërkohë që 16 të tjera u ‘unifikuan’ me departamente të tjera.
Pesë mijë e dyqind e pesëdhjetë punonjësit e tyre do të dalin në pension ose do të transferohen në punë të tjera. Kjo është ende shumë larg 15 mijë shkarkimeve nga puna për vitin 2012, për të cilat pat rënë dakord qeveria paraardhëse. Kursimet vjetore nga kjo do të jenë në shumën modeste të 40 milion eurove. Z.Manitakis premton edhe 1800 ‘unifikime’ të tjera me kursime shumë më të mëdha, brenda javësh. Sindikata e shërbimeve civile ndërkohë ka kërcënuar me grevë. A do t’i shohin këto masa si të mjaftueshme z.Barroso dhe trojka?