e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjyqtari e ka personale, skam përfunduar asnjë ndeshje në stol

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjyqtari e ka personale, skam përfunduar asnjë ndeshje në stol

Gazeta "Panorama Sport", publikon në rubrikën 'Blobi i Javës' disa nga deklaratat dhe batutat më pikante të ditëve të kaluara me protagonistët e futbollit shqiptar.

12645016_1659771674278948_4907980665050862129_nThëniet e tyre janë përzgjedhur në mënyrë të përmbledhur nga deklaratat e fundit, apo qëndrimet pas ndeshjeve në kampionat.

Shpëtim Duro, ish-trajner i Partizanit: "Gomezi mezi ecën dhe e fusin në formacion. Nuk ka mundësi të luajë ai dhe të mos aktivizohet një talent si Bardhi. Kjo është katastrofë!".

Mirel Josa, trajner i Skënderbeut: "Çdo ekipi i ndodh të lirohet në minutat e fundit. Duke parë që ishim të kualifikuar me Vllazninë, lojtarët e mi mendjen e kishin më shumë te ndeshja me Tiranën".

Ilirjan Përmeti, drejtor i Skënderbeut: "Edhe vetë jam bindur që qenkam hajmalia e Skënderbeut. Sa herë jam larg skuadrës, ajo humbet dhe barazohet me pikë me Partizanin. Kur rikthehem, fiton gjithnjë. Nuk e di nëse është vërtet një shans apo klubi ma bën kastile këtë".

Klodian Duro, trajner i Kukësit: "Kthesa që pritej, ju lumshin këmbët nga i pari tek i fundit". (postim i trajnerit në "Facebook" pas ndeshjes me Teutën, ku skuadra e tij u kualifikua në gjysmëfinale).

Renato Malota, kapiten i Kukësit: "Nuk e prisja të shënoja, pasi po mendoja që ndeshja do të vijonte me shtesa. Kur e pashë topin në rrjetë, shkova me vrap të festoja si i çmendur me ultrasit kuksianë".

Ilir Daja, trajner i Tiranës: "Gjyqtari nga Lushnja, Alla, e ka personale me mua. Me këtë gjyqtar nuk e kam përfunduar asnjë ndeshje të plotë në stol, ndaj doja ta shmangia ndaj Flamurtarit".

Debatik Curri, mbrojtës i Flamurtarit: "E parashikova fitoren që në fillim, ju thashë që do kualifikoheshim. Tani do iu rezervoj biletën për në finale, paguaj unë". (ironizon me lojtarët e Tiranës).

Stivi Frashëri, portier i Bylisit: "Nuk u befasova që 2-3 lojtarë të Tiranës s'më dhanë dorën para ndeshjes, pasi e prisja një gjë të tillë. Karabeci? Më mirë të të njohin njerëz të rëndësishëm. Mjafton që pjesa tjetër e grupit, që unë i kam miq, të më njohin".

Vioresin Sinani, ish-sulmues i Vllaznisë: "Salihi është i vetmi që mund të rrezikoj rekordin tim me 36 gola brenda një kampionati. Por, këtë vit e shoh të vështirë, edhe pse nuk do të ndieja aspak keqardhje nëse do të shënonte kaq gola. Prapë rekordi në Shkodër do të mbetej".

Tifozët shkodranë: "Gjynah të mos kualifikohemi ne me Skënderbeun, kur edhe manekinëve nuk mundemi t'u shënojmë dot gol!".

Arben Laze, president i Elbasanit: "Pranë ekipit nuk është e thënë të jesh vetëm në aspektin financiar, por edhe moralisht, ndaj të gjithë me mënyrën e tyre duhet që të japin kontributin për skuadrën".

Muharrem Dosti, trajner i Elbasanit: "Pa bukë dhe pa financa nuk luhet futboll. Vetëm në Elbasan ndodh kjo. Dikush duhet të vërë dorë mbi këtë skuadër, sepse përndryshe jemi të rënë nga kategoria".