e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Gjyqi i Gerdecit, shtyhet seanca per ne janar

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjyqi i Gerdecit, shtyhet seanca per ne janar
Procesi gjyqësor i çështjes së Gërdecit vijon maratonën e stërzgjatur të shtyrjes së seancave. Pas dhënies së pretencës nga prokuroria tashmë kanë radhën për konkluzionet përfundimtare avokatët e 7 të pandehurve, procedurë e cila ka përfunduar për 22 të pandehur të tjerë. Edhe këtë herë seanca e ditës së hënë u shty sërish për në datën 9 janar të vitit 2012 ndërsa shkak përsëri vijon të bëhet mungesa e avokatëve mbrojtës, të cilët duhet të pasqyrojnë para gjykatës qëndrimin përfundimtar të mbrojtjes për klientët e tyre. Nga ana e avokatëve mbrojtës ende nuk janë dhënë konkluzionet edhe për të akuzuarit qëndror të këtij procesi, Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari.