Logoja e 100-vjetorit te pavaresise, drejt perfundimit konkursi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ajo do të jetë logoja që së bashku me shkrimin “100 vjet Shtet Shqiptar” do të shoqërojnë të gjitha shkresat zyrtare të Institucioneve Qendrore Shtetërore. Për këtë një konkurs kombëtar u çel ditë shkuar nga Galeria Kombëtare e Arteve ku u ftuan të merrnin pjesë artistë apo studio grafike. Tani, konkurrentëve në këtë konkurs i kanë mbetur edhe pak orë për të paraqitur punimet e tyre të cilat duhet të jenë domosdoshmërisht origjinale dhe pa publikuar asnjëherë më parë.
Drejtori i galerisë, Rubens Shima tregon se interesi për këtë konkurs kombëtar nuk ka munguar.
Logoja kombëtare për 100-vjetorin e shpalljes se pavarësisë, duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me fjalët “100 vjet Shtet Shqiptar”. Drejtori Shima pohon se nga prurjet e deritanishme, beson se komisioni përzgjedhës i kësaj logoje do të ketë material të mirë mbi të cilin do të diskutojë, por ende priten prurje. Është sygjeruar që ngjyrat kryesore në konceptimin e kësaj logoje për 100- vjetorin e Pavarësisë, të jenë ato të flamurit kombëtar, ndonëse nuk penalizohen konkurrentët për shkak të ndërthurjes edhe me ngjyra të tjera. Mesditën e 29 dhjetorit, në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve do të shpallet fituesi i konkursit që do të na njohë edhe me logon e 100-vjetorit të pavarësimit që do të shoqërojë çdo shkresë zyrtare përgjatë vitit 2012.