Masat, policia sherbim te perforcuar per fundvitin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia e Shtetit njofton marrjen e masave me rastin e festave të fundvitit, duke garantuar rend, qetësi e siguri. Sipas njoftimit të policisë mësohet se masa janë marrë për rritjen e shërbimeve të Policisë Rrugore në segmentet që lidhin vendin tonë me Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia ka marrë masa edhe për lehtësimin e procedurave të përpunimit të personave dhe automjeteve në Pikat e Kalimit Kufitar, përmes të cilit është parashikuar shtimi i personelit në Pikat e Kalimit. Nisur nga përvojat jo shumë të këndshme të viteve të shkuar, policia ka njoftuar masa edhe për parandalimin e përdorimit të fishekzjarrëve të rrezikshme në netët e festave. Ndërkaq, gjatë ditëve të festimeve të fundvitit strukturat e Policisë së Shtetit do të kalojnë në shërbim të përforcuar.