e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjykata rrezon Ministrine e Mbrojtjes, Partizani i mbetet Albert Xhanith

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjykata rrezon Ministrine e Mbrojtjes, Partizani i mbetet Albert Xhanith
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të rrëzojë padinë e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj Albert Xhanit, duke vendosur kështu që Partizani t’i mbetet pikërisht këtij të fundit. Vendimi i gjykatës tashmë është dhënë dhe pritet që të zbardhet gjatë ditës së sotme. Me këtë vendim, fati i Partizanit mbetet i paqartë, duke qenë se ekipi ishte marrë nën administrim nga Ministria e Mbrojtjes dhe është pikërisht kjo e fundit që ka paguar futbollistët gjatë këtij sezoni, ku Partizani luan në Kategorinë e Dytë dhe është duke bërë një paraqitje pozitive.