e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bota e boksit ne zi, shuhet ne moshen 67- vjeçare Joe Frazier

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bota e boksit ne zi, shuhet ne moshen 67- vjeçare Joe Frazier
Joe Frazier, ish- kampion i peshave të rënda në boks, njeriu që i shkaktoi Muhamed Aliut humbjen e parë, ka gjetur vdekjen pas një beteje të shkurtër me kancerin. Para pak javësh ai ishte diagnostikuar me kancer në mëlçi. Ai bashkë me Muhamed Ali dhe George Foreman, do kujtohen si brezi i artë i boksimit në pesha të rënda. Promotori Don King tha se Frazier ishte një gjigant mes njerëzve. I quajtur Smokin’ Joe, ai ishte një luftëtar i vogël, por i paepur, me një të majtë shkatërruese.