e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjici: Premiot? Lojtarët nuk i çojnë të gjithë lekët në shtëpi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjici: Premiot? Lojtarët nuk i çojnë të gjithë lekët në shtëpi

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, mbas ndeshjes me Skënderbeun ishte mjaft optimist dhe entuziast, jo vetëm për fitoren me kampionët në fuqi, por për formën dhe skuadrën që kanë formuar nënkampionët. GjiciNë një bisedë pas ndeshjes me "Panorama Sport", presidenti foli për shumë çështje, ndër të cilat edhe për fitoren me Skënderbeun.

"Kjo erdhi për meritë të futbollistëve", tha numri një i verilindorëve, por nuk ngurroi të përgëzonte dhe stafin, trajnerin e drejtorin teknik.

"Ishte një ndeshje të cilën ne duhet ta fitonim dhe ia arritëm. Sigurisht që nuk ishte e lehtë. Ishte i tillë që ne donim me patjetër të ruanim ritmin dhe për këtë gjë unë i falënderoj të gjithë futbollistët që e bënë të mundur triumfin, që luajtën mirë dhe fituan ndeshjen. Po ashtu falënderoj trajnerin dhe drejtorin teknik Hasan Lika, të cilët kanë bërë një punë mjaft të mirë", është shprehur fillimisht Gjici.

Presidenti shtoi se e dëshironte shumë dhe e priste këtë fitore, pasi ishte një hap i rëndësishëm drejt objektivit për një vend në Kupat e Europës. "Ishte një javë e fortë, por ne bëmë detyrën tonë. Arritëm të fitonim në Ballsh, si dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë në Vlorë, bëmë një hap mjaft të rëndë- sishëm. Pasi fituam 0-2, tashmë na pret dhe një ndeshje në Kukës dhe arrijmë në finale. Ky është objektivi ynë në njërin prej fronteve ku Kukësi lufton.

Besoj se do të arrijmë ta fitojmë atë. Kukësi tashmë ka ndryshuar, pasi jo më kot morëm shumë lojtarë në merkaton e janarit", ka vijuar kreu i Kukësit. Duke ecur me këto ritme, Kukësi, derisa e lejon matematika, do tentojë edhe vendin e dytë, por objektiv primar për presidentin Gjici është sigurimi sa më parë i vendit të tretë.

"Objektivi ynë primar është pjesë- marrja në Kupat e Europës nga kampionati, kështu që unë dua të sigurojmë sa më parë vendin e tretë. Megjithatë, për sa kohë që matematika na e lejon, pse të mos e tentojmë edhe atë. Por, gjithsesi, jemi të fokusuar që të arrijmë sa më shpejt matematikisht vendin e tretë dhe të mendojmë për kupën pastaj", ka deklaruar Gjici. Sa për fjalën e mbajtur që do t'i jepte "dru" Skënderbeut, ja çfarë thotë numri një i verilindorëve paksa me humor:

"Ju gazetarët më ndiqni nga mbrapa, por unë kam bërë vetëm një shenjë dore dhe ju keni bërë interpretimin. Ne bëmë lojën tonë, pastaj ne hyjmë në fushë me këdo vetëm për fitore. Kështu që ne do të vijojmë ta bëjmë këtë gjë me secilin kundërshtar. Sa për Skënderbeun, neve na duhej kjo fitore për të ruajtur ritmin dhe për të treguar forcën e karakterin tonë. Jam i kënaqur që skuadra jua shpërbleu të gjithëve, vetes së vet, tifozëve etj., pasi të gjithë e donim këtë fitore", ka shtuar numri një i skuadrës verilindore.

Premio

Sipas burimeve të sigurta të gazetës, presidenti Gjici ka shkuar para fillimit të takimit dhe ka folur me futbollistët në dhomat e zhveshjeve, ku një ndër pikat kryesore të këtij takimi ishte dhe premtimi i një premioje prej 20 milionë lekësh të vjetër për skuadrën në rast fitoreje.

Por, i ftuar në emision e Hygerta Sakos në TVSH, presidenti Gjici tha për këtë çështje se: "Nuk do të ketë premio për ndeshjen me Skënderbeun, pasi lojtarët më kanë thënë që të mos e publikoj premion. - Pse? - pyet prezantuesja Sako. - 'Sepse ndoshta ata (futbollistët) nuk i çojnë të gjitha lekët në shtëpi', - shton presidenti me humor". Sipas të gjitha gjasave, kjo ka qenë vetëm një batutë e Safet Gjicit, i cili pritet të shpërndajë premion e premtuar prej 20 milionë lekësh të vjetër, para takimit me Teutën.

Përgatiti: S.Sulozeqi