Dibala: Juventusin e zgjodha për titullin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dibala, është gati të festojë titullin e tij të parë në kampionatin italian. Golashënuesi më i mirë i "Zonjës së Vjetër", gjatë një interviste për shtypin italian, tha:
"Jemi shumë afër, nuk mund ta humbim". Juventusi ka një avantazh prej 6 pikësh ndaj Napolit kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje para fundit dhe sulmuesi argjentinas pret me padurim të fitojë:
"Po provoj një emocion të madh, edhe pse nuk kemi fituar akoma asgjë. Ëndrra ime po realizohet".
Në çfarë pike është rikuperimi?
Ndihem mirë. Po stërvitem normalisht dhe uroj që të rikthehem në dispozicion të trajnerit në ditët e ardhshme, pasi nuk kam më shqetësime.
Çfarë prisni nga ndeshjet e fundit?
Jemi në fazën e nxehtë të sezonit dhe ndeshjet e mbetura duhet që t'i përgatisim sa më mirë, pasi nuk na falen hapat falsë. Për momentin po kalojmë një periudhë shumë pozitive, teksa vijmë nga 21 fitore në 22 ndeshje dhe kemi një avantazh prej 6 pikësh kundër Napolit. Mungojnë edhe 7 ndeshje dhe duhet të rezistojmë.
E imagjinonit të kurorë- zoheshit kampion që në sezonin e parë me Juventusin?
Sigurisht që po. Kjo ishte arsyeja pse zgjodha të luaja për Juventusin. Kur mbërrita në Torino kisha shumë për të mësuar. Mirëpo, siç e thashë, isha plotësisht i bindur se do festoja titullin në fund. Vendimi për t'iu bashkuar Juventusit u konfirmuar i drejtë, siç e prisja, kisha një dëshirë të madhe për të fituar. Në fakt, kemi fituar menjëherë Superkupën e Italisë dhe tani po luftojmë për dy trofe të tjerë.
Cili është çasti më i bukur që veçoni në këtë sezon?
Momenti më i bukur për mua është goli i parë me Juventusin në Superkupë, pasi më dha shumë besim në vetvete. Sakaq, ishte titulli im i parë në karrierë dhe nuk do ta harroj kurrë. Të dielën do të luani kundër ish-ekipin tuaj, Palermos, që rrezikon rënien nga kategoria.
Si po përgatiteni për këtë sfidë?
Do të jetë një emocion i madh, por duhet të mendoj për Juventusin. Ish-shokët e mi të skuadrës nuk kanë lidhje me situatën e krijuar atje sepse të ndryshosh 10 trajnerë në një sezon nuk është e lehtë. Njerëzit nuk duhet të jenë të zemëruar me ata.
Po ju bëjmë të njëjtën pyetje që i drejtuam edhe Alegrit: një skuadër që ka fituar 21 ndeshje në 22, si mund të humbasë 6 pikë në 7 javë?
E kam të vështirë ta mendoj, por kjo është e bukura që veçon futbollin.
Kush mendonte se Napoli do linte pikë me Udinezen?
Por ja që ndodhi. Kjo do të thotë se duhet të qëndrojmë të përqendruar në çdo takim. Duhet që t'i respektojmë të gjitha skuadrat që do të kemi përballë, pasi nuk mund të nënvlerësojmë asnjë. Kam besimin e plotë se do ta konkretizojmë me sukses misionin tonë.
Përgatiti: LEAR MAÇI