e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjesti racist, Dani Alves ha bananen qe i hedhin tifozet (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjesti racist, Dani Alves ha bananen qe i hedhin tifozet (VIDEO)

Në ndeshjen që Barcelona fitoi 3-2 në fushën e Villarreal, ndodhi një episod i shëmtuar racist. Disa tifozë vendas i hodhën një banane brazilianit Dani Alves në kohën që mbrojtësi i katalanasve po godiste një goditje këndi, por futbollisti e mori me humor këtë gjest.

Reagimi i tij ishte i rrallë. Me qetësinë më të madhe, Alves e mori bananen, e zhveshi dhe i dha një të kafshuar. Ai e shpjegoi kështu veprimin e tij: “Kam 11 vite në Spanjë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Me këta të vonuar mendorë duhet të qeshësh. Nuk i ndryshon dot këta njerëz.”