e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjermania triumfuese, permbys Francen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania triumfuese, permbys Francen
Gjermania ka fituar testin ndaj Francës me rezultatin 2-1 në “Stade de France”, edhe pse “Gjelat” kaluan të parët në avantazh.  Ndeshja u zhvillua e barabartë nga të dyja skuadrat në pjesë e parë, ku diferenca mes tyre ishte vetëm goli i shënuar nga Mathieu Valbuena. Mesfushori francez përfitoi nga një goditje e fortë e Benzema-s. Sulmuesi i Realit goditi shtyllën e më pas topi u kthye në këmbët e Valbuena-s, i cili shënoi me lëhtësi. Në pjesën e dytë Gjermania u kthye duke shënuar dy herë në portën e vendasve. Muller shënoi golin e barazimit e më pas ishte Khedira ai që vulosi gjithçka pas një asisti të marrë nga Ozil.