e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Anglia tregon 'dhembet', mposht Brazilin 2-1

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Anglia tregon 'dhembet', mposht Brazilin 2-1
Anglia shënoi fitore me rezultat 2-1 ndaj Brazilit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Wembley” . Që nga fillimi u zhvillua ndeshje e baraspeshuar, me Anglinë që dominoi, kurse Brazili, i cili kishe në formacion legjendën Ronaldinho, zhgënjeu me lojën e treguar.

Ishin brazilianët që kishin mundësinë më serioze për të kaluar në epërsi, kur Ronaldino humbi një  11-metërsh. Por në minutën e 26, sulmuesi i Manchester United, Rooney, i dha epërsinë anglezëve duke shënuar golin e parë të takimit. Në pjesën e dytë Brazili erdhi me ndryshime, ku Fred, i cili sapo kishte hyrë në lojë, barazoi shifrat e ndeshjes. Edhe pse brazilianët arritën të barazonin, lojën më pas e dominuan anglezët, ku Frank Lampard arriti të shënonte një super gol, duke e vulosur fatin e takimit.