Giufredi: Hysaj do të paguhet më shumë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mario Giufredi ka bërë disa herë deklarata në favor të klientit të tij, duke u kujtuar drejtuesve të Napolit si shqiptari meriton rinovim dhe mbi të gjitha rishikim të pagës.
"Hysaj është mirë te Napoli dhe kërkon që të rrijë gjatë këtu. Mirëpo, në fund të sezonit do të ketë një rishikim të parametrave ekonomikë.
Ai ka treguar se është një futbollist i niveleve të larta. Deri tani nuk jemi ulur që të diskutojmë pasi ka ende objektiva që duhen realizuar, por në fund të kampionatit do të ketë vend për përmirësime", ka deklaruar agjenti i mbrojtësit të Kombëtares dhe Napolit