e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Duka, SMS De Biazit: Nuk ta prishim karrierën, flasim pas Europianit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duka, SMS De Biazit: Nuk ta prishim karrierën, flasim pas Europianit

Armand Duka i jep një mesazh të qartë De Biazit përpara fillimit të Europianit. "Nëse ke dëshirë të largohesh, askush nuk të pengon...". Kështu mund të lexohet deklarata e shpërndarë dje nga zyrat e Federatës.de_biasi_vs_dukaKreu i institucionit të futbollit nuk priste që trajneri të mohonte kategorikisht kontaktet me federatën italiane dhe gjithashtu të përgënjeshtronte mediat e vendit të tij "se ishte gati për Italinë".

I gjendur në disavantazh kundrejt trajnerit, presidenti i FSHF-së ka "korrigjuar" ironinë e tij ndaj italianit, teksa dy ditë më parë i përmendi moshën 60- vjeçare...

E megjithatë, ka lëshuar një tjetër "shigjetë" në adresë të De Biazit, për t'i bërë me dije se pas Europianit e ka rrugën e lirë. Ndryshe nga një ditë më parë kur i përmendi trajnerit klauzolën që duhet të paguajë për prishje të njëanshme të kontratës, këtë herë ia thjeshton akoma më shumë gjërat, madje me një fjali lamtumire i hap derën e largimit:

"Pas përfundimit të tij, jemi të hapur për diskutuar për gjithçka. Trajnerit De Biazi, ia kam deklaruar që në ditën e parë të nënshkrimit të kontratës qëndrimin tim. Ne nuk i prishim askujt karrierën personale. Përkundrazi, jemi të lumtur në rast se ia rregullojmë atë gjithkujt që punon me ne dhe kontribuon për rritjen cilësore të futbollit shqiptar". Tanimë gjërat po kristalizohen edhe për publikun e thjeshtë.

De Biazi ka pak gjasa të mbetet kuqezi edhe para Europianit dhe FSHF-ja është krejtësisht e përgatitur për këtë, në mos po e shpreson këtë gjë...

Reagimi zyrtar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet zyrës së shtypit të FSHF-së, kërkon të sqarojë publikun e gjerë në lidhje me komentet dhe interpretimet që i janë bërë në media një interviste të tij dhënë për kanalin "Report TV".

"Gjatë kësaj interviste, qëndrimi im ka qenë që finalet e Kampionatit Europian 'Francë 2016' janë pa dyshim një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Të gjithë provojmë për herë të parë një eksperiencë të tillë, futbollistët, stafi, federata dhe vetë trajneri.

Kjo është një ngjarje e madhe që trajneri De Biazi duhet ta ketë ëndërruar dhe i erdhi në moshën 60- vjeçare. Kështu që duhet të jemi të gjithë të përqendruar që të bëjmë një Europian sa më të mirë. Për të shmangur çdo keqkuptim apo ekuivok, i cili krijon një situatë aspak të dëshiruar dhe jo profesionale, po ribëj publik qëndrimin tim:

Të gjithë ne të vlerësojmë maksimalisht dhe të japim më të mirën tonë për Europianin 'Francë 2016'. E rëndësishme është ta kalojmë atë me sa më shumë sukses. Pas përfundimit të tij jemi të hapur për diskutuar për gjithçka.

Trajnerit De Biazi ia kam deklaruar që në ditën e parë të nënshkrimit të kontratës qëndrimin tim. Ne nuk i prishim askujt karrierën personale. Përkundrazi, jemi të lumtur në rast se ia rregullojmë atë gjithkujt që punon me ne dhe kontribuon për rritjen cilësore të futbollit shqiptar.

Do ta quaja vetëvrasje që në këtë prag të Europianit dhe në kulmin e fushatës sonë përgatitore për këtë ngjarje të madhe të merremi me diskutime dhe polemika pa vlerë", përfundon sqarimin e tij publik presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhënë nëpërmjet zyrës për shtyp të FSHF-së.

Kronologjia:

11 prill - Marselo Lipi deklaroi: "Do të ishte një zgjedhje e logjikshme", i pyetur për kandidaturën e De Biazit për të marrë drejtimin e Italisë.

12 prill - "Sportmediaset" publikon lajmin: "Xhani De Biazi ka pasur një takim me përfaqësuesit e federatës italiane tri ditë më parë. Është kandidati kryesor dhe sponsorizohet nga presidenti i Lega Pro, Gravina".

12 prill - Mediat italiane intervistojnë Paolo Tramexanin, i cili shprehet: "Nuk mund të përgjigjemi tani për këtë çështje!".

13 prill - "Il Quotiddiano.net" publikon një intervistë me Xhani De Biazin: "Jam gati të marr drejtimin e Italisë, por mendon vetëm për Shqipërinë. Pas Europianit do të vendos".

13 prill (pasdite) - Duka në "Report Tv": "Ka një kontratë, e cila përfshin një klauzolë që me pagesë mund të prishet në mënyrë të njëanshme. Nuk mendoj se është duke menduar edhe ai për këtë punë. Jeta është një dhe atij Europiani i ka ardhur 60 vjeç".

14 Prill- "Panorama Sport" publikon intervistën me trajnerin e Kombëtares që mohon të gjithë aludimet në mediat italiane për pranimin e hapur të Kombëtares axurre: "Nuk kam folur me askënd. Ju të medias merrni copëza lajmesh, shpesh edhe hamendësime dhe më pas i shisni si gjëra që kanë ndodhur. Deklarata e Lipit se 'ju do të ishit një zgjidhje logjike për stolin e Italisë', nuk ishte as hamendësim dhe as copëz lajmi... Mjaft, nuk është koha që të diskutohet kjo temë".