Garë e çmendur titulli, Anglia luan deri në fund
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kjo është gara për tit ull më e paparash ikueshme në historinë e Premier Ligës.
Nëse kjo vjen për shkak të mungesës së cilësisë, rritjes së të ardhurave financiare duke ngushtuar diferencat mes klubeve të pasura dhe të varfra, apo është thjesht çështje fati, ne nuk jemi në gjendje ta themi.
Por ajo që mund të themi me siguri është se fundi i këtij sezoni do të jetë drithërues. Mblidhni edhe analistët më të mirë të futbollit ishullor dhe asnjëri nuk është në gjendje të japë emrin e skuadrës që do të ngrejë trofeun në maj.
Lestër Siti Historia deri tani...
Ata janë vetë historia. Të parashikuar nga shumë për të rënë nga kategoria, skuadra e Ranierit po kryeson dhe po shkruan një prej kapitujve më të bukur të historisë së futbollit anglez.
Kalendari...
Vetëm Mançester Junajtid dhe Çelsi janë gjigantët me të cilët u ka mbetur të ndeshen, por nuk është se këto dy emra kanë përhapur frikë këtë sezon. Teste më të ndërlikuara mund të jenë ato me Uest Hemin dhe Evertonin. Sot, titulli është në duart e tyre.
Arsyet e optimizmit...
Pavarësisht asaj që do të ndodhë, virtualisht "dhelprat" e kanë të garantuar një vend në Champions.
Arsyet e frikës...
Skuadrat që nuk e kanë konsoliduar "top 5" ndër vite, nuk është dëgjuar ta fitojnë titullin. Totenhem
Historia deri tani...
Nëse nuk do të ishte për Lestërin, historia do të ishin Spërsat. Me qetësinë e daljes së një nëndetëseje në sipërfaqe, ata u kthyen nga një ekip që luftonte për zonën Champions, në favoritë për titullin.
Kalendari...
Mbetet shumë për t'u luajtur. Së pari, derbi i nesërm i Londrës Veriore, dy ndeshje të forta në Ligën e Europës ndaj Dortmundit dhe Liverpuli, Mançester Junajtid dhe Çelsi. Me pak fjalë, kalendar ferri!
Arsyet e optimizmit...
Trajnerin argjentinas e shikon gjithnjë me buzë- qeshjen e stampuar dhe është një nga ata djemtë që prodhon futboll pozitiv. Por edhe po të mos shpallen kampionë, rikthimi i tyre në Champions do të ishte sukses.
Arsyet e frikës...
Liga e Europës mund të jetë një pengesë potenciale për shanset e tyre, veçanërisht nëse shkojnë larg në këtë kompeticion.
Arsenal Historia deri tani...
Është i njëjti Arsenal, i cili shpall kandidaturën me një sinjal dhe pastaj nis rënien e lirë. Janë 6 pikë larg kreut dhe për momentin nuk duket se kanë stofin për ta rikuperuar atë diferencë.
Kalendari...
Në ndeshjen e parafundit të sezonit do të ketë një "finale" ndaj Mançester Sitit, ose deri atëherë ajo mund të jetë shndërruar në një betejë për vendin e tretë. Uest Hemi dhe Evertoni mbeten teste të vështira.
Arsyet e optimizmit...
Janë gati të sigurt që do të shkojnë në Champions, por janë edhe në "FA Cup" dhe fakti që ende mund të bëjnë dopjetë, mund t'i motivonte.
Arsyet e frikës...
Sa herë kanë qenë në këtë pozicion dhe në fund e kanë shpërdoruar? Ndodh prej 2004-ës...
Mançester Siti Historia deri tani...
Është skuadra më e fortë në Angli, por kanë shfaqur një formë të tmerrshme. Me Çelsin dhe derbin përpara, duket se i kanë larë duart me këtë titull që tani për tani e shohin me dylbi (10 pikë larg).
Arsyet e optimizmit...
Pep Guardiola vjen në verë.
Arsyet e frikës...
Katalanasi mund t'i drejtojë në Ligën e Europës.
Mançester Junajtid Historia deri tani...
Rikthehen me një mrekulli në garën për titull. Janë akuzuar se luajnë futboll të mërzitshëm nga tifozët dhe Van Gal është në presion të madh, por ata janë sërish në valle.
Kalendari...
Është i shëmtuar. Në dy kupat ku kanë mbetur, kanë short të vështirë, ndaj Uest Hemit në "FA Cup" dhe Liverpulit në Ligën e Europës. Në kampionat kanë Sitin, Evertonin, Totenhemin dhe Lestërin.
Arsyet e optimizmit...
Tifozët do jenë gjithnjë në gjendje për të riparë nga arkiva simulimin e Van Galit përpara arbitrit.
Arsyet e frikës...
Çfarë i ka ndodhur Mançesterit të vjetër?
Përgatiti: ANDROKLI DRALO