e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

GJND: Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
GJND: Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008 nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Vendimi jo detyrues i Gjykatës u shpall sot në Hagë dhe pritet të hapë rrugën për njohjen nga më shumë vende të pavarësisë së Kosovës.

69 vende, mes tyre Shtetet e Bashkuara dhe mbi 20 qeveri të vende anëtare të Bashkimit Evropian, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia dhe aleatja e saj tradicionale Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë qënë në krye të përpjekjeve për të jashtëligjësuar pavarësinë e Kosovës.

Qeveria e Beogradit i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 15 anërarë, që të jepte një opinion rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, madje Beogradi argumentoi vitin e kaluar se pavarësia do të minonte rendin botëror. Avokatët e Serbisë i thanë gjykatës se shpallja e pavarësisë, nëse mbahej në fuqi, do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe do të nxiste lëvizje separatiste gjetkë në botë.

Megjithatë, presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada, i cili lexoi sot opinionin, tha se ligji ndërkombëtar nuk përmban dispozita që ndalojnë shpalljen e pavarësisë si ajo e Kosovës.