e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fyerje raciste ndaj lojtareve me ngjyre te Holandes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fyerje raciste ndaj lojtareve me ngjyre te Holandes
Lojtarët me ngjyrë të kombëtares holandeze janë vendosur në qendër të incidenteve raciste gjatë stërvitjes në stadiumin e qytetit të Krakovit, pranë të cilit “portokallinjtë” kanë qendrën e grumbullimit për finalet “Euro 2012″. Kapiteni i Holandës, Mark van Bommel reagoi ditën e premte, duke e konsideruar imitimin e majmunëve, kur bashkëlojtarët e tij me ngjyrë preknin topin, si një “turp të vërtetë”.

“Të gjithë ata që mbyllin veshët dhe bëjnë sikur nuk i dëgjuan ato thirrje, veprojnë edhe më keq se ata pak njerëz të padenjë për t’u quajtur njerëz. Këto thirrje raciste janë gjëja e fundit për të cilën UEFA ka nevojë vetëm pak orë përpara fillimit të Europianit, por do të ishte më keq nëse ajo thjesht do të heshtë, në vend që të dënojë fuqimisht këtë ngjarje. Lufta ndaj racizmit është po aq e rëndësishëm sa edhe vetë kompeticioni”, – tha Van Bommel.

Nga ana e saj UEFA pranoi se një incident i tillë kishte ndodhur, por theksoi se ai lidhej me pakënaqësinë e popullsisë vendase për moscaktimin e ndeshjeve për t’u luajtur në Krakov. Sipas mediave, ishin rreth 500, tifozët që realizuan thirrjet raciste. Mes 23 futbollistëve të kombëtares holandeze, ata me prejardhje joholandeze janë shtatë, Van der VViel, Bouma, Bouhlarouz, VVillems, De Jong, Afellay dhe Narsingh.